plotë, me qëllim që të hiqni papastërtitë e mbetura.
9. Nëse pajisja është pajisur me kabllo elektrike ushqyese, në rast
zëvendësimi te saj, kontaktoni një qendër shërbimi të autorizuar ose
personel profesional të kualifikuar.
10. Është e detyrueshme të vidhosni me tubin e hyrjes se ujit te pajisjes
një valvul sigurie në përputhje me normativat kombëtare. Për vendet
që kanë pranuar normativen EN 1487, grupi i sigurisë duhet të ketë një
presion maksimal prej 0,7 MPa, duhet të përfshijë të paktën një kokë
rubineti të mbyllur, nje valvul mbajtëse, një valvul sigurie, një pajisje
ndërprerës se ngarkesës hidraulike.
11. Dispozitivi kundër mbingarkesës (valvula ose grupi i sigurisë) nuk
duhet të sforcohet dhe duhet të vihet ne funksionim periodikisht për
të kontrolluar nëse nuk është e bllokuar dhe për të hequr çdo depozitë
gëlqerore.
12. Një pikim nga pajisja kundër mbingarkesës është normale gjatë fazës së
ngrohjes së ujit. Për këtë arsye është e nevojshme të lidhni shkarkuesin,
të lënë gjithsesi të hapur për atmosferë, me një tub kullimi të instaluar
në pjerrtësi të vazhdueshme ne rënie dhe në një vend pa akull.
13. Është e domosdoshme të zbrazni pajisjen dhe të shkëputeni nga rrjeti
nëse ka ngelur i papërdorur në një ambient që ekspozohet ndaj të
ftohtit.
14. Ujë i ngrohtë i furnizuar me një temperaturë më të lartë se 50°C në
çezmat e përdorimit mund të shkaktojë menjehere djegie të rënda.
Fëmijët, invalidët dhe të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj këtij
rreziku. Prandaj rekomandohet përdorimi i valvules së përzierjes
termostatike për të vidhosur tubin e daljes së ujit të pajisjes të shënuar
nga jaka me ngjyrë të kuqe.
15. Asnjë element i ndezshëm nuk duhet të jetë në kontakt dhe/ose pranë
pajisjes.
16. Shmangni pozicionimin nën pajisjen dhe vendosjen e çfarëdo objekti
që mund të dëmtohet, për shembull, nga një humbje e mundshme e
ujit.
206 / AL