Beko HSM40031 Instrucciones Para El Uso página 117

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
AL
Përshkrimi i aparatit
(Artikulli 1)
Përdorimi i ngrirësit
Përshtatja e temperaturës
Temperatura e ngrirësit përshtatet me anë të
çelësit të montuar mbi termostatin (artikulli 4),
ku pozita "MAX" është temperatura më e ulët.
Temperaturat e arritura mund të ndryshojnë
në varësi të kushteve të përdorimit të aparatit,
si: vendi i aparatit, temperatura e ambientit,
shpeshtësia e hapjes së derës, përmasa e
mbushjes së ngrirësit me ushqim. Pozita e
çelësit të termostatit do të ndryshojë sipas
këtyre faktorëve. Zakonisht, për një
temperaturë ambienti prej rreth 32
termostati do të rregullohet në një pozitë
mesatare.
Sistemi i sinjalizimit vendoset në anën e
përparme të ngrirësit (artikulli 5).
Përfshin:
1. Celës për përshtatjen e termostatit -
përshtatet temperatura e brendshme.
2. llamba e gjelbër - tregon që aparati
furnizohet me energji elektrike.
3. llamba e kuqe – dëm – ndizet kur
temperatura në ngrirës është tepër e lartë.
Llamba ndriçon për 15-45 minuta pas
vënies së ngrirësit në përdorim, pastaj
duhet të fiket. Në qoftë se llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë përdorimit, kjo do të thotë
që kanë ndodhur defekte.
4. Tasti i portokalltë - ngrirja e shpejtë - me t'u
shtypur, ndizet llamba ngjyre portokalli, që
tregon që aparati ka hyrë në modin e
ngrirjes së shpejtë. Dilni nga ky mod duke
e shtypur butonin përsëri, dhe llamba e
portokalltë fiket.
Të tri llambat informojnë për modin e
funksionimit të ngrirësit.
Këshilla për konservimin e
ushqimeve
Ngrirësi synohet ta mbajë ushqimin e ngrirë
për një kohë të gjatë si dhe të ngrijë ushqim të
freskët.
Njëri nga elementet kryesore për një ngrirje të
suksesshme ushqimi është ambalazhimi.
Kushtet kryesore që duhet të plotësohen nga
ambalazhimi janë si vijon: të jetë hermetik, të
mos reagojë me ushqimin e ambalazhuar, të
jetë i qëndrueshëm ndaj temperaturave të
ulëta, të jetë i papërshkueshëm nga lëngje,
yndyra, avuj uji, erëra, të jetë i larshëm.
Këto kushte plotësohen nga tipat vijuese
ambalazhimi: fleta plastiku ose alumini, enë
plastiku dhe alumini, gota nga kartoni i
dyllosur ose gota nga plastiku.
E R E N D E S I S H M E !
- Për të ngrirë ushqime të freskëta, ju lutem
përdorni koshat e furnizuara të aparatit.
- Mos vendosni një sasi tepër të madhe
ushqimesh përnjëherë në ngrirës. Cilësia e
ushqimit mbahet më mirë kur ngrihet sa më
0
C,
shpejt thellësisht. Prandaj rekomandohet të
mos tejkalohet kapaciteti i ngrirjes i aparatit,
që përcaktohet në "Fletën e të dhënave
teknike të aparatit". Për të reduktuar kohën
e ngrirjes, shtypni butonin për "ngrirje të
shpejtë".
- Ushqimet e freskëta nuk duhet të hyjnë në
kontakt me ushqimet tashmë të ngrira.
- Ushqimet e ngrira, të cilat i keni blerë, mund
të vendosen në ngrirës pa nevojë për ta
rregulluar termostatin.
- Në qoftë se data e ngrirjes nuk përmendet
në ambalazh, ju lutem merrni parasysh një
periudhë prej më së shumti 3 muajsh si
orientim të përgjithshëm.
- Ushqimet, edhe nëse akulli është vetëm
pjesërisht i shkrirë, nuk duhet të ngrihen
përsëri, duhet të konsumohen menjëherë ose
të gatuhen dhe pastaj të ringrihen.
- Pije shkumëzuese nuk duhet të mbahen në
ngrirës.
- Në rastin e një ndërprerjeje korrenti, mos
hapni derën e aparatit. Ushqimet e ngrira nuk
do të prishen në qoftë se ndërprerja zgjat më
pak se 36 orë.
Udhëzime për përdorim
loading