Bosch CL3000iU W 70 E CL3000i 26 E Manual De Usuario página 207

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 57
3.6.2
Çelësi i ekranit dhe i sinjalizuesit të alarmit (Mute Mode)
▶ Për ta ndezur apo fikur ekranin në njësinë e brendshme dhe
sinjalizuesin e alarmit: Shtypni tastin LED.
▶ Për të shfaqur temperaturën aktuale të ambientit: mbani butonin LED
për 5 sekonda.
▶ Për të shfaqur temperaturën e caktuar: Mbani shtypur për 5 sekonda
të tjera tastin LED.
3.6.3
Funksionet e kursimit të energjisë
Pajisja ka funksionet e mëposhtme të kursimit të energjisë prej nga mund
të zgjidhni:
1)
• ECO
: funksionim me fazën e ventilatorit AUTO dhe temperaturë të
rregulluar për së paku 24 °C
• GEAR (75%): ulni konsumin e energjisë me 25 %
• GEAR (50%): ulni konsumin e energjisë me 50 %
• Asnjë prej simboleve të mësipërme: funksionim normal
▶ Për të aktivizuar një funksion kursimi energjie, shtypni butonin
derisa të shfaqet funksioni i dëshiruar.
Funksioni ECO cakton automatikisht 24 °C, nëse temperatura e caktuar
më parë ishte më e ulët. Funksioni çaktivizohet sapo temperatura bie nën
24 °C.
3.6.4
Ulja e zhurmës (Silent Mode)
Ky funksion ul zhurmën e njësisë së brendshme dhe të jashtme gjatë
funksionimit. Është veçanërisht i dobishëm nëse nuk doni të shqetësoni
fqinjët gjatë natës.
▶ Gjatë funksionimit shtypni butonin
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish butonin
për 2 sekonda.
-ose-
▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
Për shkak të funksionimit me frekuencë të ulët të kompresorit, fuqia e
ftohjes/ngrohjes mund të mos arrihet gjatë funksionimit të qetë të
njësisë së jashtme.
3.6.5
Fluks indirekt i ajrit (Wind avoid me)
Ky funksion parandalon fryrjen e ajrit direkt drejt trupit.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitet ftohjeje, heqjeje lagështie dhe
ventilatori.
3.6.6
Ftohje/ngrohje e përshpejtuar
Kur ftohni/ngrohni shpejt njësia e jashtme punon në fuqi maksimale për
ta ngrohur ose ftohur shpejt ambientin.
▶ Ftohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ftohjes dhe shtypni butonin
Turbo.
▶ Ngrohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ngrohjes dhe shtypni
butonin Turbo.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish butonin Turbo.
1) Vetëm në modalitet ftohjeje
Climate 3000i – 6721823682 (2021/09)
për 2 sekonda.
3.6.7
Vetëpastrimi (I clean)
Pajisja ka një funksion për vetëpastrimin e avulluesit. Vetëpastrimi ngrin
pluhurin, mykun dhe yndyrën. Në vijim çdo gjë shkrihet dhe thahet
shpejt me ajër të nxehtë.
▶ Për të aktivizuar vetëpastrimin: shtypni butonin Clean.
Gjatë vetëpastrimit, ekrani i njësisë së brendshme tregon CL. Pas 20
deri në 45 minutash vetëpastrimi mbaron automatikisht.
3.6.8
Mbrojtja ndaj ngricës (8 °C Heating)
Mund të aktivizohet kundërngrirja për ta mbajtur temperaturën e
ambientit së paku 8 °C.
▶ No modalitetin e ngrohjes 2x shtypni brenda 1 sekonde butonin /.
Pajisja qëndron fikur derisa temperatura të bjerë nën 8 °C.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni butonin K, butonin Mode, butonin Turbo ose butonin
Clean.
3.6.9
Kyçja e tasteve
Bllokimi i butonave mund të përdoret për bllokimin e butonave të
telekomandës.
▶ Për të aktivizuar/çaktivizuar bllokimin e butonave: shtypni njëherësh
butonat Clean dhe Turbo për 5 sekonda.
Kur është aktiv bllokimi i butonave, ekrani tregon simbolin
3.6.10 Funksionet e avancuara të punës
▶ Shtypni butonin Set.
▶ Zgjidhni funksionin me butonin Set ose butonin ., /.
= funksioni i modalitetit të gjumit
= funksioni i ndjekjes së personit
= funksioni i komandimit me valë
▶ Konfirmoni zgjedhjen me butonin OK.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Përsëritni hapat nga më lart.
Modaliteti i qetësimit
Ky funksion përdoret për kursimin e energjisë gjatë periudhave të
pushimit. Pas një ore, pajisja ngroh ose ftoh më pak. Për këtë qëllim
temperatura ndryshohet me 1 °C. Pas dy orësh temperatura e caktuar
ndryshon edhe me 1 °C. Në vijim qëndron në temperaturën e re.
Funksioni nuk ofrohet në modalitetin e heqjes së lagështisë dhe të
ventilatorit.
Funksioni i ndjekjes së personit (Follow Me)
Ky funksion aktivizon telekomandën në pikën aktuale për të matur
temperaturën me interval 3 minutash. Njësia e brendshme tani
komandohet në bazë të këtyre matjeve.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitetin e ftohjes, ngrohjes dhe
automatik.
Funksioni i komandimit me valë
Ku funksion përdoret për të vendosur një lidhje përmes WLAN. Nëse
pajisja nuk e tregon funksionin, duhet shtypur shtatë herë rresht butoni
LED.
Për lidhjen me WLAN nevojitet një portëkalim i integruar IP (aksesor).
Përdorimi
.
207
loading

Este manual también es adecuado para:

Cl3000iu w 26 eCl3000iu w 35 eCl3000iu w 53 eClimate 3000iCl3000i 35 eCl3000i 53 e ... Mostrar todo