Vaillant VIH R /3 .R Serie Instrucciones De Funcionamiento página 164

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Përdorimi joprofesional ose jo sipas
rregullave, mund të shkaktojë ndikime
negative në produkt dhe dëme të tjera
materiale.
Rezervuari i ujit të ngrohtë është i
përshtatshëm për të pasur gati për përdorim
ujë të pijshëm të ngrohtë deri në maksimumi
85 °C në shtëpi dhe ndërmarrje komerciale.
Ky produkt është i projektuar për t'u integruar
në një impiant ngrohës qendror. Është
parashikuar për kombinimin me gjeneratorët
e nxehtësisë, rendimenti i të cilëve është
brenda kufijve të përcaktuar tek të dhënat
teknike. Për rregullimin e përgatitjes së ujit të
ngrohtë, mund të përdoren rregullator moti
dhe rregulloret e gjeneratorëve të posaçëm të
nxehtësisë. Këta janë gjeneratorë nxehtësie,
që parashikojnë një ngarkesë rezervuari
dhe kanë mundësi lidhjeje për një sensor
temperature.
Përdorimi i parashikuar përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve bashkëngjitur
të përdorimit të produktit dhe të gjithë
komponentëve të tjerë të impiantit
164
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
që shkon përtej atij që përshkruhet
këtu, konsiderohet si përdorim jo sipas
parashikimit. Përdorim jo sipas parashikimit
është gjithashtu çdo përdorim tregtar dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga keqkomandimi
Përmes keqkomandimit mund të rrezikoni
veten tuaj dhe të tjerët si dhe të shkaktoni
dëme materiale.
▶ Lexoni me kujdes udhëzuesin përkatës
dhe dokumentet bashkëngjitur veçanërisht
kapitullin "Siguria" dhe paralajmërimet.
▶ Ndërmerrni vetëm veprimet, për të cilat ju
udhëzon udhëzuesi aktual i përdorimit.
1.3.2 Rrezik i një dëmi material nga ngrica
▶ Sigurohuni që impianti i ngrohjes të
qëndrojë në punë edhe në ngricë dhe
gjithë dhomat të jenë të temperuara.
▶ Nëse nuk e siguroni dot përdorimin,
atëherë lëreni specialistin të boshatisë
impiantin e ngrohjes.
1.3.3 Dëme materiale nga mungesa e
hermeticitetit
▶ Bëni kujdes që në tubacionet lidhës të mos
ketë tension mekanik.
▶ Mos varni tek kabllot asnjë ngarkesë
(p. sh. rroba).
1.3.4 Sjellja në rast mungese hermeticiteti
▶ Mbyllni menjëherë valvulin mbyllës të ujit
të ftohtë, në rast mungese hermeticiteti në
impiant.
▶ Nëse është nevoja, pyesni teknikun tuaj,
se ku e ka montuar valvulin mbyllës të ujit
të ftohtë
▶ Lini që problemi i hermeticitetit të zgjidhet
nga një teknik profesionist i njohur.
Manuali i përdorimit 0020241667_05
loading

Este manual también es adecuado para:

Vih rw /3 .r serieVih s /3 .r serieVih sw /3 .r serie