Informacion Mbi Produktin - CYBEX SENSORSAFE Manual De Instrucciones

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 31
Për t'u lidhur, veproni si më poshtë:
1. Hiqni etiketën e baterisë nga kapësja për pjesën e
kraharorit SENSORSAFE dhe hidheni atë (8).
2. Aktivizoni Bluetooth në smartfonin tuaj, hapni
aplikacionin SENSORSAFE dhe ndiqni udhëzimet
për regjistrimin. Mbylleni kapësen. Do të ndizet një
dritë LED kur kapësja fillon të dërgojë informacion
dhe do ajo do të bëhet blu kur të lidhet me sukses
me aplikacionin. Tani mund ta shihni kapësen
SensorSafe në listën e pajisjeve në aplikacionin
celular SensorSafe.
3. Testoni sinjalizimet e sistemit SensorSafe para se
ta përdorni te fëmija për t'u njohur me mënyrën e
aktivizimit të njoftimeve të sigurisë.
Regjistrimi i disa kapëseve me një smartfon
Ju mund të regjistroni shumë kapëse në një smartfon
dhe llogari dhe të lidheni me to njëkohësisht. Për ta
bërë këtë, lidheni smartfonin me secilën kapëse njëra
pas tjetrës, duke klikuar "shto pajisje të re" dhe ndjekur
udhëzimet. Lërini të gjitha kapëset e tjera të zbërthyera
kur regjistroni një kapëse të re për herë të parë.
Regjistrimi i disa smartfonëve me një kapëse
Një kapëse mund të regjistrohet në më shumë se një
smartfon, por vetëm një smartfon mund të jetë i lidhur në
mënyrë aktive njëherësh. Kryeni hapat për regjistrimin
për një smartfon njëri pas tjetrit. Për të kaluar nga një
përdorues i lidhur tek tjetri, përdoruesi i lidhur duhet të
zgjedhë "Shkëputu" në Cilësimet për të lejuar që dikush
tjetër të lidhet.
PARIMI I FUNKSIONIMIT
Pasi kapësja SENSORSAFE të jetë montuar në
sexholino dhe e lidhur me aplikacionin, ajo do të
komunikojë me smartfonin tuaj kur të jetë e mbyllur.
Drita LED në kapëse do të bëhet në blu kur të jetë
lidhur me sukses me aplikacionin celular SensorSafe
në smartfonin tuaj. Drita e kuqe tregon që kapësja nuk
është e lidhur me aplikacionin.
Informacioni i mëposhtëm do t'i dërgohet aplikacionit
nga kapësja e mbyllur, kur lidhet përmes Bluetooth:
• statusi i kapëses (e hapur ose e mbyllur)
• temperatura e ambientit rreth kapëses
SQ
• statusi i baterisë
Për më tepër, SENSORSAFE do të dërgojë alarme
në situata që mund të jenë të rrezikshme. Ju do të
njoftoheni kur:
• temperatura e ambientit rreth kapëses arrin një nivel
kritik (shumë e lartë ose shumë e ulët).
• kapësja ka qenë e mbërthyer për më shumë se
dy orë.
• kapësja është zhbllokuar.
• ju largoheni nga rrezja e caktuar rreth makinës suaj
dhe kapësja është ende e mbyllur.
Nëse qëndroni jashtë rrezes për një kohë të gjatë
dhe kapësja është ende e mbyllur, do të njoftohen
kontaktet familjare të urgjencës që keni caktuar në
aplikacion. Për t'u siguruar që të merren këto njoftime
kritike sigurie, caktoni të paktën 2 kontakte familjare
urgjence. Mund të gjeni informacione të hollësishme
rreth aplikacionit SENSORSAFE në faqen e internetit:
www.cybex-online.com.
Kapësja SENSORSAFE është krijuar për të qenë në
gjendje pasive pas 12 orësh për të ruajtur jetëgjatësinë
86
e baterisë. Për ta zgjuar, lirojeni kapësen dhe
mbërthejeni përsëri.
Kapësja SENSORSAFE duhet të qëndrojë në
��
pozicionin e zbërthyer, gjatë kohës që nuk është në
përdorim për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.
ZËVENDËSIMI I BATERISË
Aplikacioni SENSORSAFE tregon statusin e baterisë së
kapëses. Gjithashtu, drita LED në kapëse do të pulsojë
me shpejtësi pas mbylljes kur bateria është në fund
dhe dritat LED nuk do të pulsojnë aspak nëse bateria
ka mbaruar. Ndërrojeni baterinë në kohë që të keni
mundësi të lidheni me SENSORSAFE.
Për ta ndërruar baterinë, hapni xhepin që ndodhet në
pjesën e pasme të kapëses me një kaçavidë kryq Philips
(9). Hiqni bordin e qarkut dhe baterinë e vjetër. Vendosni
një bateri të re CR2032 (10) dhe futni përsëri bordin e
qarkut në kapësen me baterinë në drejtimin lart (11).
Pas ndërrimit të baterisë, duhet të jeni në gjendje të
lidheni me kapësen në aplikacionin SENSORSAFE.
Mbani parasysh aspektet e mëposhtme kur ndërroni
baterinë:
• Mbajini të gjitha bateritë larg nga fëmijët.
• Përdorni vetëm bateritë e rekomanduara të tipit
CR2032 (Panasonic ose Energizer).
• Nëse bateria është shkarkuar, duhet të hiqet
gjithmonë që produkti të mos dëmtohet nga rrjedhja
e lëngjeve.
• Mos e ekspozoni kurrë këtë produkt ose baterinë
ndaj zjarrit.
• Mos përdorni bateri të vjetra ose bateri që kanë
shenja rrjedhjeje ose plasaritjeje.
• Përdorni vetëm bateri të reja me cilësi të lartë.
• Kushtojini vëmendje polarizimit të saktë (+/–).

INFORMACION MBI PRODUKTIN

Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni fillimisht me shitësin.
Duhet të keni gati të dhënat e mëposhtme:
• Numrin e serisë së sexholinos (shih ngjitësen në
pjesën e poshtme të sexholinos) dhe llojin e kapëses
(të stampuar në gjuhëzën e kapëses)
• Peshën, moshën dhe gjatësinë e fëmijës
Për më shumë informacion rreth produkteve tona, mund
të vizitoni faqen e internetit: www.cybex-online.com
HEDHJA
Për të mbrojtur mjedisin, ne u kërkojmë përdoruesve
t'i ndajnë dhe t'i hedhin mbeturinat që krijohen në
fillim (paketimin) dhe në fund (pjesët e produktit) të
jetëgjatësisë së kapëses SENSORSAFE. Për hedhjen e
mbeturinave veprohet ndryshe në varësi të autoriteteve
lokale. Për t'u siguruar që kapësja të hidhet sipas
rregullave, kontaktoni me agjencinë ose autoritetin lokal
të hedhjes së mbeturinave në zonën tuaj. Respektoni
gjithmonë rregullat e vendit tuaj për hedhjen e
mbeturinave.
Nëse nuk doni ta përdorni më kapësen, kthejeni atë
pa kosto në një pikë riciklimi për pajisjet e përdorura
elektrike.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido