LG PC09SQNSJ Manual Del Usuario página 357

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 28
• Tubacioni i ftohësit do të mbrohet ose izolohet për të shmangur dëmtimin.
• Bashkuesit fleksibël të ftohësit (të tilla si linjat bashkuese midis njësisë së jashtme dhe
të brendshme) që mund të zëvendësohen gjatë punës normale duhet të mbrohen ndaj
dëmtimeve mekanike.
• Do të kryhet një lidhje e bashkuar, e ngjitur ose mekanike para hapjes së valvuleve për
të lejuar ftohësin të rrjedhë mes pjesëve të sistemit të ftohjes.
• Për instalimin e produktit, gjithmonë kontaktoni qendrën e shërbimit apo një agjensi
profesionale instalimi. - Në të kundërt, mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike,
shpërthim apo dëmtim trupor.
• Lidhjet mekanike duhet të jenë të arritshme për të kryer mirëmbajtjen.
Funksionimi
• Kur produkti njomet (mbushet ose zhytet) në ujë, përpara përdorimit, kontaktoni
qendrën e autorizuar për shërbim për riparimin e tij. Ka rrezik zjarri ose goditjeje
elektrike.
• Sigurohuni të përdorni vetëm ato pjesë të cilat janë të renditura në listën e pjesëve të
shërbimit. Mos provoni asnjëherë të modifikoni pajisjen. Përdorimi i pjesëve të
papërshtatshme mund të shkaktojë goditje elektrike, gjenerim të lartë të nxehtësisë
ose zjarr.
• Mos e prekni, mos e përdorni dhe as mos e riparoni produktin me duar të lagura.
Mbajeni prizën me duar kur ta hiqni. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
• Mos vendosni ngrohës ose pajisje të tjera ngrohëse pranë kordonit elektrik. Ka rrezik
zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Mos lini të bjerë ujë në pjesët elektrike. Montojeni njësinë larg nga burimet e ujit. Ka
rrezik zjarri, dëmtimi të produktit ose goditjeje elektrike.
• Mos ruani, përdorni dhe mos lejoni gaz të ndezshëm ose shpërthyes pranë produktit.
Ka rrezik zjarri.
• Mos e përdorni produktin në një hapësirë shumë të ngushtë për një kohë të gjatë.
Ajroseni rregullisht. Mund të shkaktohet mungesë e oksigjenit dhe si pasojë dëmtohet
shëndeti juaj.
• Mos e hapni grilën e përparme të produktit gjatë funksionimit. (Mos e prekni filtrin
elektrostatik, nëse njësia ka një të tillë.) Ka rrezik lëndimi fizik, goditjeje elektrike ose
dëmtimi të produktit.
• Nëse nga produkti del tingull i çuditshëm, aromë ose tym. Fikni menjëherë automatin
ose shkëputni kabllon e furnizimit me energji. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
• Ajroseni herë pas here dhomën e produktit kur e përdorni atë së bashku me një furrë
ose element tjetër ngrohës etj. Mund të shkaktohet mungesë e oksigjenit dhe si
pasojë dëmtohet shëndeti juaj.
• Mos prekni tubet e ftohësit dhe tubacionin e ujit ose ndonjë pjesë të brendshme derisa
njësia funksionon ose menjëherë pas operacionit.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
5
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido