2 Lëreni ujin të ftohet.
3 Hiqini me kujdes pjesët nga uji. Vendosini pjesët që të thahen në ambient mbi
një sipërfaqe ose pecetë të pastër ose mbi një skarë tharëse.
Montimi i pompës së gjirit
Sigurohuni që t'i keni pastruar e dezinfektuar pjesët e pompës së gjirit që bien në
kontakt me qumështin.
Paralajmërim: Bëni kujdes, pasi t'i keni dezinfektuar pjesët e
pompës në ujë të vluar, ato mund të jenë shumë të nxehta. Për të evituar
djegien, montojeni pompën e gjirit vetëm pasi pjesët e dezinfektuara të
jenë ftohur.
Kontrolloni pjesët e pompës së gjirit për konsumim apo dëmtim përpara përdorimit
dhe ndërrojini nëse është e nevojshme.
Shënim: Vendosja e saktë e vatës dhe diafragmës prej silikoni është thelbësore
për krijimin e vakuumit të duhur për pompën e gjirit.
1 Futni nga poshtë valvulën e bardhë brenda në trupin e pompës. Shtyni valvulën
sa më shumë të jetë e mundur (Fig. 2).
2 Mbërtheni trupin e pompës në drejtimin e akrepave të orës në shishe (Fig. 3) ose
në gotën e ruajtjes (Fig. 4) derisa të jetë mbërthyer mirë.
Shënim: Nëse përdorni një gotë për ruajtje, duhet që në fillim të mbërtheni
ushqyesin e gotës (Fig. 4).
3 Futni bishtin në diafragmën prej silikoni (Fig. 5).
4 Futni nga lart membranën prej silikoni brenda në trupin e pompës. Sigurohuni
që të përputhet sa më mirë përreth buzës duke e ngjeshur me gishta për të
garantuar një izolim të përkryer (Fig. 6).
5 Montoni dorezën në membranën me bisht duke futur vrimën në dorezë mbi
skajin e bishtit. Shtyni poshtë dorezën në trupin e pompës derisa të fiksohet në
vend (Fig. 7).
6 Vendosni vatën në trupin (Fig. 8) e pompës dhe sigurohuni që buzët të mbulojnë
trupin e pompës. Shtyjeni pjesën e brendshme të vatës në hinkë kundrejt vijës
që tregohet me shigjetë (Fig. 9).
Shënim: Vendosni kapakun e vatës mbi vatë për ta mbajtur të pastër pompën e
gjirit teksa përgatiteni për nxjerrjen e qumështit.
157
Shqip