Udhëzimet Për Sigurinë - Zanussi ZSM17100 Manual De Instrucciones

Ocultar thumbs Ver también para ZSM17100:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 62
UDHËZIMET PËR SIGURINË
INSTALIMI
PARALAJMËRIM! Vetëm një person
i kualifikuar duhet ta instaloj këtë
pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të
dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Anët e pajisjes duhet të jenë pranë pajisjeve
ose njësive me të njëjtën lartësi.
LIDHJA ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe
goditje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një
elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e
rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni
me një elektricist.
Nëse pajisja lidhet me prizën nëpërmjet një
kablloje zgjatuese, sigurohuni që kablloja të
jetë e tokëzuar.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin e
kabllos elektrike të dëmtuar.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi,
djegiesh dhe goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune dhe
mos e përdorni pajisjen për të ruajtur brenda
ushqim.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi,
zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Mos lini të grumbullohen në guarnicionin e
derës mbeturina ushqimi apo mbetje ilaçi
pastrues.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda pajisjes
mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
SHËRBIMI
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën
e autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm
pjesë rezervë origjinale.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje,
lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar
informacion rreth statusit të përdorimit të
pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u
përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë
të përshtatshme për ndriçim në ambiente
shtëpiake.
ELIMINIMI I PAJISJES
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me
energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni
atë.
5
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido