meNaxhimi i prodUkTiT
përdorimi i funksionit smart
diagnosis™
Përdoreni këtë funksion nëse ju duhet një diagnozë
e saktë nga qendra e shërbimit të LG Electronics kur
produkti ka defekt ose prishet. Përdoreni këtë funksion
vetëm për të kontaktuar përfaqësuesin e shërbimit, jo
gjatë punimit normal.
1
Mbylleni derën e produktit.
2
Shtypni butonin kyçi i Fëmijëve në panelin e
kontrollit për 1 sekondë për të aktivizuar kyçin.
• Nëse kyçi është vendosur tashmë, shtypni
butonin kyçi i Fëmijëve dhe mbajeni shtypur për
të hequr kyçin dhe pastaj shtypni butonin kyçi i
Fëmijëve dhe mbajeni shtypur për ta rivendosur.
• Ju lutem vini re se funksioni Smart Diagnosis™
nuk do të punojë derisa të kenë kaluar 5 minuta
që kur është vendosur kyçja.
3
Shtypni dhe mbani shtypur butonin Temperatura e
Ngrirësit për 3 sekonda ose më shumë.
• Vetëm 3 °c do të ndizet në panelin e kontrollit.
• Funksioni Smart Diagnosis™ mbyllet
automtikisht dhe punimi kthehet në gjendjen
fillestare 5 minuta pasi 3 °c shfaqet në panelin e
kontrollit kur mbyllet dera.
20
4
Hapeni derën e produktit dhe vendosni një telefon
mbi vrimën e altoparlantit në cepin e djathtë sipër.
• Pozicionojeni telefonin në mënyrë që mikrofoni i
tij të pozicionohet me vrimën e altoparlantit.
• Lëshohet tingulli i Smart Diagnosis™ pas rreth 3
sekondash.
• Mos e largoni telefonin nga vrima e zërit ndërsa
transmetohen të dhënat.
• Mbajeni telefonin në vrimën e sipërme djathtas
të altoparlantit dhe prisni ndërsa transmetohen të
dhënat për Smart Diagnosis™.
• Tingulli i transferimit të të dhënave mund të jetë i
fortë për veshin ndërsa transmetohen të dhënat
e Smart Diagnosis™, por mos e largoni telefonin
nga vrima e altoparlantit për diagnozë të saktë
derisa tingulli i transferimit të të dhënave të ketë
ndaluar.
5
Pasi të mbarojë transferimi i të dhënave, agjenti
i shërbimit do të shpjegojë rezultatin e Smart
Diagnosis™.
• Kur të mbarojë transferimi i të dhënave, shfaqet
mesazhi i përfundimit të transferimit dhe paneli
i kontrollit fiket dhe ndizet automatikisht pas
disa sekondash. Pasi konsulenti të shpjegojë
rezultatin e diagnozës, merrni masat e
rekomanduara.
shëNim
• Funksioni i Smart Diagnosis™ varet nga cilësia e
telefonatës lokale.
• Performanca e komunikimit do të përmirësohet
dhe mund të merrni një shërbim më të mirë nëse
përdorni telefonin e shtëpisë.
• Nëse transferimi i të dhënave të Smart
Diagnosis™ është i dobët për shkak të cilësisë
të dobëlt të telefonatës, mund të mos merrni
shërbimin më të mirë të Smart Diagnosis™.