Sirtari i vezëve
Mund ta montoni mbajtësen e vezëve
te dera ose te rafti që dëshironi.
Mos e mbani mbajtësen e vezëve në
ndarjen e ngrirësit.
Raftet me rrëshqitje
Raftet me rrëshqitje mund të tërhiqen
duke i ngritur pak lart nga pjesa
përpara dhe t'i lëvizni para prapa.
Ato arrijnë në një pikë ndalimi kur i
tërhiqni përpara për t'ju lejuar të merrni
ushqimet e vendosura në fund të raftit;
kur e tërhiqni pasi e ngrini pak lart në
pikën e dytë të ndalimit, rafti mund të
lirohet.
Rafti duhet të mbahet mirë edhe nga
pjesa e poshtme për të parandaluar
përmbysjen e tij. Rafti vendoset te
shinat në trupin e frigoriferit duke e
çuar në një nivel më të ulët ose më të
lartë.
Rafti duhet të shtyhet prapa për ta
vendosur plotësisht në vendin e tij.
1
2
3
4
Ndarja e freskuesit
Ndarjet e freskuesit bëjnë të mundur
që ushqimet që dëshironi të ngrini të
jenë gati për ngrirje. Mund t'i përdorni
po ashtu këto ndarje për të ruajtur
ushqimet në një temperaturë disa
gradë nën ndarjen e frigoriferit.
Mund ta rritni vëllimin e brendshëm
të frigoriferit duke hequr secilën nga
ndarjet e freskisë. Për të bërë këtë gjë,
tërhiqeni ndarjen nga vetja; ndarja do
të mbështetet te bllokuesi dhe do të
ndalojë. Kjo ndarje do të lirohet nëse
e ngrini rreth 1 cm dhe e tërhiqni drejt
vetes.
30
SQ