5
Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
▶ Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes.
▶ Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një
kompani e specializuar e miratuar.
5.1
Ndërrimi i baterive
Ju duhen 2 bateri të madhësisë AAA. Nuk rekomandohet përdorimi i
baterive të karikueshme.
▶ Hiqni kapakun e folesë së baterive ( figura 3).
▶ Futni bateritë e reja dhe kushtojini kujdes polaritetit të saktë.
▶ Rivendosni kapakun e folesë së baterive.
5.2
Pastrimi i pajisjes dhe i telekomandës
KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
▶ Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
▶ Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione të forta.
▶ Fshijeni njësinë e brendshme dhe telekomandën me një lecktë të
butë.
▶ Pastrojeni njësinë e jashtme vetëm nga një kompani e specializuar e
miratuar.
5.3
Pastrimi i filtrave të ajrit
KËSHILLË
Filtri i ajrit mund të deformohet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
▶ Mos i ekspozoni filtrat e ajrit në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Pastrojini filtrat e ajrit çdo 2 javë dhe përpara e pas lënies pa punë për
kohë të gjata.
▶ Fikni njësinë e brendshme.
▶ Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart.
▶ Shtyjeni filtrin e ajrit për lart dhe nxirreni ( figura 4).
▶ Hiqini filtrat e vegjël të ajrit, nëse ka ( figura 1, [2]).
▶ Pastrojini filtrat e vegjël të ajrit me një fshesë dore me korrent.
▶ Lajeni filtrin e madh të ajrit me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të
butë dhe thajeni në hije.
▶ Rivendosini filtrat e vegjël dhe filtrin e madh të ajrit.
5.4
Lënia pa punë për kohë më të gjatë
Përpara fikjes për kohë të gjatë:
▶ Pastrojini filtrat e ajrit.
▶ Aktivizoni vetëpastrimin e njësisë së brendshme me butonin Clean.
▶ Pas vetëpastrimit aktivizoni modalitetin e ventilatorit derisa njësia e
brendshme të thahet.
▶ Fikeni pajisjen e brendshme dhe shkëputeni nga korrenti.
▶ Hiqini bateritë nga telekomanda.
▶ Mbrojini pajisjet nga pluhuri.
Climate 3000i – 6721823682 (2021/02)
5.5
Modaliteti manual
KËSHILLË
Dëmtimi i pajisjes për shkak të përdorimit të papërshtatshëm
Funksionimi manual nuk synohet për përdorim të përhershëm.
▶ Përdoreni vetëm për provë apo në raste emergjence.
▶ Përdoreni vetëm për kohë të shkurtër.
▶ Fikni njësinë e brendshme.
▶ Palosni kapakun e sipërm të njësisë së brendshme për lart.
▶ Shtypni butonin e modaliteti të ftohjes manuale me një send të hollë:
– Shtypni një herë: imponohet modaliteti automatik.
– Shtypni dy herë: imponohet modaliteti i ftohjes.
– Shtypni tri herë: njësia e brendshme fiket.
▶ Për të rikthyer funksionimin normal, përdorni telekomandën.
Mirëmbajtja
179