Makita CB100D Manual De Instrucciones página 158

Ocultar thumbs Ver también para CB100D:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 49
Shembuj të përdorimit
Duke shtrënguar butonat e mbylljes dhe rripin në
batanije, mund ta përdorni batanijen për të ngrohur
shpatullat dhe mesin.
► Fig.13
► Fig.14: 1. Butoni i mbylljes 2. Rripi
► Fig.15: 1. Butoni i mbylljes 2. Rripi
VINI RE:
Për të parandaluar dëmtimin e elementit
ngrohës brenda batanijes, mos e përdorni
batanijen si jastëk ose tapet.
VINI RE:
Kur e vishni batanijen në shpatulla
ose mes, sigurohuni që të shtrëngoni butonin e
mbylljes ose të shtrëngoni rripin.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që batanija
të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të përpiqeni të kryeni inspektime apo
mirëmbajtje.
KUJDES:
Nëse batanija nuk fiket ose gjendet
ndonjë defekt në një kuti baterie të karikuar
plotësisht, pastroni fundet e kontaktit të mbajtësit
të baterisë dhe kutisë së baterisë. Nëse batanija
vazhdon të mos punojë mirë, ndaloni përdorimin
e batanijes dhe kontaktoni me qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i batanijes
Shkëputni mbajtësin e baterisë (ose kordonin
zgjatues) nga batanija përpara se ta lani.
Sigurohuni që të fusni kabllon e energjisë brenda
në xhepin e baterisë dhe mbylleni zinxhirin
përpara se ta lani.
Ndiqni udhëzimet në etiketë.
Mos e lani batanijen me rroba të tjera. Duke
vepruar kështu mund të shkaktohet humbje e
ngjyrave ose transferim i ngjyrave.
Mos përdorni zbutës.
Përdorni vetëm detergjent neutral.
Pas larjes, nxirreni menjëherë batanijen nga
lavatriçja.
Magazinimi
Kur nuk është në përdorim, shkëputeni mbajtësin e
baterisë nga batanija. Magazinojeni batanijen brenda
në çantën e magazinimit.
► Fig.16: 1. Çanta e magazinimit
VINI RE:
Mos e magazinoni batanijen me një
objekt me cepa të mprehtë. Duke vepruar kështu
mund të dëmtoni batanijen.
VINI RE:
Mos e magazinoni mbajtësin e baterisë
dhe batanijen me substanca që përmbajnë
naftalinë ose kamfur. Përndryshe mund të korrodoni
pjesën plastike dhe izolimin e kabllos.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Mbajtësi i baterisë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
158 ALBANIAN
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Dcb200Dcb200aCb100daCb100dbDcb200b

Tabla de contenido