ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Udhëzime të rëndësishme. Ruajini për përdorim në të ardhmen.
Kur nuk është në përdorim, magazinojeni si vijon:
•
Lëreni të ftohet përpara se ta palosni.
—
Mos e zhubrosni pajisjen duke vendosur artikuj mbi të gjatë
—
magazinimit.
Ekzaminojeni pajisjen shpesh për shenja konsumimi ose
•
dëmtimi. Nëse ka shenja të tilla ose nëse pajisja është
keqpërdorur, kthejeni atë te furnitori përpara çdo përdorimi të
mëtejshëm.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për përdorim mjekësor në spitale.
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat e ndjeshëm ndaj
•
nxehtësisë dhe persona të tjerë shumë vulnerabël që nuk janë
në gjendje të reagojnë ndaj mbinxehjes.
Fëmijët nën moshën trevjeçare nuk duhet të lejohen ta përdorin
•
këtë pajisje për shkak të paaftësisë së tyre për të reaguar ndaj
mbinxehjes.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët e vegjël mbi moshën
•
trevjeçare në rast se kontrollet nuk janë paravendosur nga
prindi ose kujdestari, ose nëse fëmija nuk është udhëzuar
mjaftueshëm rreth mënyrës së përdorimit të sigurt të kontrolleve.
Çelësi ose njësia e kontrollit nuk duhet lejuar të laget gjatë larjes
•
dhe gjatë tharjes kordoni duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë
që uji të mos rrjedhë brenda çelësit ose kontrollit.
Për përdoruesit në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga
•
fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë
marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
151 ALBANIAN