Ikonat paralajmëruese
Ikona
Zgjidhja
paralajmër
uese
Drita «water tank empty (depozita e ujit është bosh)» është e ndezur
-
Depozita e ujit është pothuajse bosh. Mbushni depozitën me ujë të pastër deri në
treguesin e nivelit maksimal .
-
Depozita e ujit nuk është në vend. Vendoseni sërish depozitën e ujit.
Drita e «Empty coffee grounds container (Boshatis enën e mbetjeve të kafesë)» është e
ndezur
-
Ena e mbetjeve të kafesë është plot. Hiqeni dhe zbrazni enën e mbetjeve të kafesë kur
makineria është e ndezur. Prisni të paktën 5 sekonda para se të vendosni sërish
depozitën.
Drita e alarmit është e ndezur
-
Ena e mbetjeve të kafesë dhe/ose vasketa e pikimit nuk është e vendosur ose nuk
është e vendosur siç duhet. Vendosni sërish enën e mbetjeve të kafesë dhe/ose
vasketën e pikimit dhe sigurohuni që të jenë në pozicionin e duhur.
-
Dera e servisit është e hapur. Hiqni depozitën e ujit dhe sigurohuni që dera e servisit
të jetë e mbyllur.
Drita e alarmit po pulson
-
Grupi i përgatitjes nuk është në vend ose nuk është pozicionuar siç duhet. Hiqni
grupin e përgatitjes dhe sigurohuni që është bllokuar në vend. Për udhëzime hap pas
hapi, shikoni kapitullin «Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes».
-
Grupi i përgatitjes është i bllokuar. Hiqni grupin e përgatitjes dhe shpëlajeni me ujë
rubineti. Më pas, lubrifikoni grupin e përgatitjes dhe futeni sërish në makineri. Për
udhëzime hap pas hapi, shikoni kapitullin «Pastrimi dhe mirëmbajtja».
Drita e alarmit është e ndezur dhe drita e ndezjes po pulson.
Ka pak ajër të mbetur brenda makinerisë. Për të çliruar ajrin nga makineria, mbushni
depozitën e ujit me ujë, vendosni një filxhan poshtë shkumëzuesit klasik të qumështit dhe
shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
Kujdes: në mënyrë që të nxirret ajri, nga shkumëzuesi klasik i qumështit mund të
nxirren spërka të vogla uji të nxehtë.
Drita e «AquaClean» po pulson: vendosi ose zëvendësoni me një filtër të ri «AquaClean»
dhe aktivizojeni atë. Për udhëzime hap pas hapi, shikoni kapitullin «Filtri i ujit AquaClean».
Drita e pastrimit të çmërsit është vazhdimisht e ndezur: Pastroni çmërsin e makinerisë.
Shqip
385