Rregullimi i temperaturës së kafesë
Makineri pa ikonën e temperaturës
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur makinerinë.
2 Kur makineria është e fikur: shtypni dhe mbani shtypur ikonën e sasisë të kafesë derisa dritat e kësaj
ikone të ndizen (Fig. 21).
3 Prekni ikonën e sasisë për të zgjedhur temperaturën që kërkohet: normale, e lartë ose maks.
-
Respektivisht 1, 2 ose 3 drita janë të ndezura.
4 Kur të keni përfunduar me cilësimin e temperaturës së kafesë, shtypni butonin e
5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur sërish makinerinë.
Nëse ju nuk e fikni makinerinë, ajo do të fiket vetë automatikisht pas pak kohësh.
Makineri me ikonën e temperaturës (vetëm EP3300)
1 Zgjidhni ikonën e pijes që preferoni.
2 Prekni vazhdimisht ikonën e temperaturës së kafesë për të zgjedhur temperaturën e dëshiruar.
Rikthimi në cilësimet fillestare
Aparati ju ofron mundësinë ta riktheni parazgjedhjet e pijeve në cilësimet fillestare në çdo moment.
Ju mund të riktheni cilësimet e parazgjedhura vetë kur aparati është i fikur.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur aparatin.
2 Shtypni dhe mbani shtypur ikonën e espresso (ekspres) për 3 sekonda.
-
Dritat e mesit në ikonat e cilësimit të pijes ndizen. Drita e fikjes/ndezjes nis të pulsojë për të treguar se
cilësimet janë gati të rikthehen.
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur sërish makinerinë.
Rregullimi i cilësimeve të bluarjes
Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së kokrrave të
kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e fortë është kafeja.
Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.
Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë që të
rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj përdorim).
Cilësimet e bluarjes mund t'i rregulloni vetëm kur aparati të jetë duke bluar kokrrat e kafesë. Diferencën
mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.
Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se një
dhëmbëzim çdo herë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë.
2 Hapni kapakun e enës së kokrrave të kafesë.
3 Prekni ikonën "espresso (ekspres)" dhe më pas shtypni butonin
4 Kur bluesi fillon bluarjen, shtyni poshtë çelësin për cilësimin e bluarjes dhe rrotullojeni majtas ose
djathtas. (Fig. 22)
për të konfirmuar se dëshironi të riktheni cilësimet.
ndezjes/fikjes.
e ndezjes/fikjes.
Shqip
377