Foppapedretti Street Manual De Instrucciones página 158

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 83
• SHQIPTAR •
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Hiqeni me kujdes pëlhurën nga mbështetësja e kokës duke e tërhequr.
Hiqeni me kujdes pëlhurën nga struktura duke filluar nga njëra anë, bëni kujdes kur e
nxirrni pëlhurën nga laku i rripit të barkut.
Tërhiqeni rripin e mesit të këmbëve nga mbulesa dhe hiqni pëlhurën.
Për të rivendosur mbulesën, ndiqni procedurën e kundërt.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Rekomandohet të përdorni vetëm mbulesa origjinale, pasi janë komponentë me
rëndësi themelore për funksionimin e duhur të pajisjes.
Asnjëherë mos e përdorni ndenjësen për fëmijë pa mbulesë.
Pastrimi
Mbulesa mund të hiqet dhe të lahet në makinë larëse me një detergjent larës të butë
duke përdorur programin për veshje delikate (30 ° C). Ndiqni udhëzimet e larjes në
etiketën përkatëse. Nëse e lani në temperatura mbi 30 °C ngjyrat e mbulesës mund
të zbehen. Mos përdorni makinë tharëse (pasi bezja/pëlhura mund të shkëputet nga
mbushja).
Pjesët plastike mund të pastrohen me ujë dhe sapun. Mos përdorni detergjentë të
fortë (si tretës).
Parzmorja mund të hiqet dhe të lahet me ujë të vakët dhe sapun. Kujdes! Mos i hiqni
kurrë gjuhëzët nga shtrënguesi i rripave të shpatullave.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
E RËNDËSISHME: Mbulesa është një veçori themelore për sigurinë e fëmijës tuaj. Mos
e përdorni kurrë ndenjësen për fëmijë pa mbulesë dhe mos e zëvendësoni asnjëherë
me mbulesa të tjera të panormuara, për të mos rrezikuar sigurimë e fëmijës ose për të
mos dëmtuar funksionimin e duhur të pajisjes.
Udhëzime për larjen:
Mbulesa mund të hiqet, të lahet në 30 ° C dhe të vihet për t'u tharë.
158
loading

Este manual también es adecuado para:

Run