forcat e goditjes së kthimit. Përdorni gjithmonë një
dorezë ndihmëse, nëse ka, për një kontroll maksimal
mbi goditjen e kthimit ose reagimin ndaj rrotullimit
gjatë ndezjes. Përdoruesi mund të kontrollojë reagimet
e forcës rrotulluese ose forcat e goditjes së kthimit nëse
merren masat e duhura.
b) Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.
c) Mos u poziciononi në zonën ku mund të lëvizë
vwegla e punës nëse ndodh goditja e kthimit. Goditja
e kthimit do ta lëvizë veglën në drejtimin e kundërt me
lëvizjen e rrotës në pikën e bllokimit.
d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e) Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose
një thikë sharre me dhëmbë. Thika të tilla shkaktojnë
shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.
3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES
a) Përdorni vetëm llojhet e disqeve të rekomanduara
për veglën e punës dhe mbrojtësen specifike të
projektuar për diskun e zgjedhur. Disqet për të cilat
nuk është parashikuar kjo vegël, nuk mund të mbrohen
në mënyrë e duhur dhe nuk janë të sigurt.
b) Sipërfaqja e mprehjes e rrotave të shtypura në
qendër duhet të montohet poshtë planit të buzës së
mbrojtëses. Rrota e montuar gabim që del nëpër planin
e buzës së mbrojtëses nuk ka mbrojtjen e duhur.
c) Mbrojtësja duhet të lidhet mirë me veglën e punës
dhe të pozicionohet për siguri maksimale, në mëyrë
që disku të ekspozohet sa më pak nga përdoruesi.
Mbrojtësja ndihmon në mbrojtjen e operatorit nga
coipëzat e thyera të diskut, kontaktet aksidentale me
diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin veshjet.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet e
rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me pjesën
anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të prerjes
janë të projektuara për mprehje periferike; forcat anësore
të zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen
e tyre.
e) Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara
me madhësi dhe formën e duhur për diskun e
zgjedhur. Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin diskun
duke zvogëluar mundësinë e thyerjes së diskut. Fllanxhat
për disqet prerëse mund të jenë të ndryshme nga
fllanxhat e disqeve mprehëse.
f) Mos përdorni disqe të konsumuara nga vegla pune
më të mëdha. Një disk i projektuar për një vegël pune
më të madhe nuk është i përshtatshëm për shpejtësinë
më të madhe të një vegle më të vogël dhe mund të plasë.
4) PARALAJMËRIME SHTESË TË SIGURISË PËR
VEPRIMET E PRERJES
a) Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni
forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me
thellësi mjaft të madhe. Sforcimi i diskut rrit ngarkesën
dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut
brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit
ose të thyerjes së diskut.
b) Mos u poziciononi në drejtimin e diskut rrotullues
apo prapa tij. Kur disku në pikën e punës largohet nga
trupi juaj, një goditje e mundshme e kthimit mund të
lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e punës në drejtimin
tënd.
c) Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për
një arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe
mbajeni veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e
prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në
rast të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi.
Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.
d) Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin
e punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. Disku
mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa
nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.
e) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.
f) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje "xhep" në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
•
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për mprehje/prerje
në lagështi
•
Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Përdoreni vetëm me disqe mprehës/prerës me një
trashësi maksimale prej 8 mm dhe një diametër të
vrimës së boshtit prej 22 mm
•
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
•
Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
•
Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
•
Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/
prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
•
Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për
korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA
maksimumi
PARA PËRDORIMIT
•
Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
•
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
•
Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse F 2 dhe
mbrojtësen G 2 ; mos e përdorni kurrë veglën pa të
149