Würth CH 5-SE Manual De Instrucciones página 49

Martillo eléctrico
veglës. Sigurohuni që ndërprerësi të jetë në
pozitën Off para se të futni spinën në prizë
dhe / ose baterinë, kur e kapni në dorë apo
bartni veglën.
Bartja e veglës duke mbajtur gishtin mbi ndërprerës
nxitë aksidentet.
d) Heqni ndonjë çelës të ngjitur në vegël para se
ta startoni atë.
Çelësat e lënë ngjitur për vegle në pjesët rrotulluese
rezultojnë në lëndime personale.
e) Mos punoni duke mbërri objektet larg. Ruani
baraspeshën dhe qëndroni stabil.
Kjo mundëson kontroll më të mirë mbi veglën në situata
të papritura.
f) Vishuni me rroba pune. Mos vishni rroba
të gjera dhe stoli. Mbani flokët, rrobat dhe
dorëzat larg pjesëve lëvizëse të veglës.
Rrobet e gjera, stolitë ose flokët e gjata mund të kapen
(ngecin) në pjesët lëvizëse.
g) Nëse keni pajisje për nxjerrje të pluhurit dhe
sisteme grumbulluese, atëherë sigurohuni që
të jenë lidhur mirë.
Përdorimi i sistemit për nxjerrjen / grumbullimin e
pluhurit ulë rrezikun nga aksidentet.
h) Vëni pajisjet antifoni (mbrojtëse nga
zhurma për veshë)
Ekspozimi në zhurmë mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
i) Përdorni dorezë(a) të jashtme, nëse vegla i
ka.
humbja e kontrollit mbi veglën mund të shkaktojë
aksidente.
j) Mbërtheni (mbani) veglën për sipërfaqet
mbërthyese të izoluara, kur kryeni punë ku
aksesori prerës mund të vie në kontakt me
telat e rrymës që nuk shihen apo edhe me
vetë kabllon e veglës.
Nëse aksesori prerës bie në kontakt me telat e rrymës
që kanë korrent, do të ekspozojë pjesët metalike të
veglës në rrymën elektrike dhe mund të shkaktojë
goditjen e operatorit nga rryma.
4) Përdorimi i veglës elektrike dhe mirëmbajtja
а) Mos e sforconi veglën. Përdorni veglën
adekuate për punën që kryeni.
Vegla adekuate për punë të caktuara do të kryejë
punën më mirë dhe më sigurtë meqë është dizajnuar
dhe prodhuar për një gjë të tillë.
b) Mos e përdorni veglën elektrike nëse nuk i
funksionon mirë ndërprerësi On/Off.
Çdo vegël e cila nuk mund të kontrollohet me
ndërprerës është e rrezikshme dhe duhet ti riparohet
ndërprerësi.
c) Heqni spinën nga priza dhe / ose baterinë
nga vegla para se të bëni cfarëdo rregullimi,
ndërrimi të aksesoreve, apo magazinimit të
veglës.
Një masë e tillë sigurie pakëson rrezikun nga startimi
aksidental i veglës.
d) Veglat elektrike që nuk i përdorni, ruani larg
qasjes nga fëmijët dhe mos lejoni përdorimin
e tyre nga personat që nuk kanë njohuri për
veglën..
Veglat elektrike janë të rrezikshme në duart e
përdoruesve të pa trajnuar.
e) Mirëmbani veglat elektrike. Kontrolloni për
ndonjë parregullsi të pjesëve lidhëse apo
lëvizëse apo ndonjë gjëje tjetër që mund
të ndikojë në punën e veglës. Nëse vëreni
ndonjë defekt, qojeni për riparim para se ta
përdorni atë.
Shumë aksidente ndodhin si rezultat i mirëmbajtjes së
dobët të veglës elektrike.
f) Mbani veglat (aksesoret) prerëse të mprehta
dhe të pastra.
Aksesoret e mirëmbajtura mirë, me tehe të mprehta kanë
gjasë më të vogël të ngecin kështu kontrolli mbi veglën
është më i lehtë.
g) Përdorni veglën elektrike, aksesorët dhe
bitat etj., sipas këtyre udhëzimeve duke
marrë parasysh kushtet e punës dhe punën
që duhet të kryhet.
Përdorimi i veglës për punë për të cilat nuk është
destinuar, mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
5) Servisimi
α) Vegla elektrike duhet servisuar nga personi
i kualifikuar dhe duke përdorur vetëm pjesët
identike kur ato duhet të ndërruar.
Kjo na siguron mbi funksionimin e sigurtë të veglës
elektrike.
Përdorimi i çfarëdo aksesori apo vegle shtesë, përveç
atyre të rekomanduara në këtë manual përdorimi, mund
të paraqesë rrezik nga lëndimi personal.
Kontrolli para përdorimit
1. Lidhja në burimin e rrymës
2. Kabllo zgjatuese
49
loading

Este manual también es adecuado para:

5717015011