AkSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Mos vazhdoni të përdorni fletët e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
PARA PËRDORImIT
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
fshesë me korrent dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
GJATË PËRDORImIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Mos e prekni fletën e smerilimit në lëvizje
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORImIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
PËRDORImI
• Montomi i fletës së smerilimit 4
! hiqni spinën
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
! përdorni gjithmonë pajisjen me të gjithë
sipërfaqen e smerilimit të mbuluar me letrën e
smerilimit
- shkundni pluhurin nga materiali MELCRO në panelin e
smerilimit para se të montoni fletën e smerilimit
- montoni fletën e smerilimit VELCRO si në ilustrim
• Thithja e pluhurave5
- montoni përshtatësin e fshesës me korrent A
! mos përdorni fshesën me korrent kur smeriloni
metale
• Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin B 2
përpara/prapa
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Kontrolli i shpejtësisë
Për rezultate optimale smerilimi në materiale të ndryshme
- me anë të rrotës C mund të vendosësh shpejtësinë e
dëshiruar të smerilimit
- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën
optimale duke provuar në materiale rezervë
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri 6
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit D 2 të pambuluara
• Baza mbështetëse me rrotullim (AUTO 'CLIC') 7 (7115)
- për ndërrimin e majës së përparme të fletës së
smerilimit/bazës së smerilimit kur konsumohet ose
dëmtohet
- për ndryshimin e pozicionit të bazës në varësi të
sipërfaqes së punës (shikoni: Këshilla për përdorimin)
kËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Përdorni veglën me majën delta përpara për cepa, vende
të ngushta ose vende të vështira për t'i arritur 8
• Përdorni veglën me anën e rrafshët përpara për lëvizje të
gjata në sipërfaqe të rrafshëta 9 (7115)
• Kur paneli i shkumës i majës delta të konsumohet ose të
dëmtohet në fillim, mund t'ia zgjasni jetëgjatësinë e
punës dy herë duke e rrotulluar 120° (e vlefshme edhe
për fletën e smerilimit delta) 0
• Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
• Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
- për heqjen e bojës dhe për smerilimin e drurit shumë
të ashpër, përdorni nivele të ashpra të aftësisë
gërryese (40, 60)
- për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë,
përdorni nivele mesatare të aftësisë gërryese (80,
100, 120)
- për zbutjen e drurit ose të sipërfaqeve me bojë të
vjetër, si dhe për lustër në dru të thjeshtë, përdorni
nivele për aftësi gërryese të imët (180, 240, 320)
95