Skil 1781 Manual Original página 108

Ocultar thumbs Ver también para 1781:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 36
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij një aksesor i prerjes që bie në kontakt
me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit
UDHËZIME PËR SIGURINË GJATË PËRDORIMIT TË
PUNTOVE TË GJATA ME TRAPANË
Gjithmonë filloni të shponi në shpejtësi të ulët me
majën e puntos në kontakt me sipërfaqen e punës.
Në shpejtësi më të larta, ka të ngjarë që puntoja të
përkulet nëse lihet të rrotullohet lirshëm pa pasur kontakt
me sipërfaqen e punës, duke shkaktuar kështu lëndime.
Ushtroni presion vetëm në vijë direkte me punton
dhe mos ushtroni presion të tepërt. Puntot mund të
përkulen duke shkaktuar thyerje ose humbje të kontrollit
dhe duke shkaktuar kështu lëndime.
TË PËRGJITHSHME
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Asnjëherë mos e përdorni mjetin kur kordoni është
dëmtuar; ai duhet të ndërrohet me një kordon të
përgatitur në mënyrë të veçantë përmes organizatës së
shërbimit.
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para
kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse dhe mbani një pozicionim të sigurt
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Ndezje/Fikje 6
Kontrolli i shpejtësisë maksimale 7
- Me anë të rrotës B shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë
Zgjedhja e modalitetit të veprimit 8
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- shtypni butonin C për të zhbllokuar çelësin D
- në fillim rrotulloni çelësin D në modalitetin e dëshiruar
të funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje
- më pas rrotulloni çelësin E në modalitetin e dëshiruar
të funksionimit
1 = shpim normal
2 = shpim me goditje
3 = gërryerjeje
! filloni të punoni vetëm kur çelësi D të jetë i
bllokuar
- për shpime në dru, metal dhe plastikë, duhet të
përdorni përshtatësin përkatës (shikoni: Këshilla për
përdorimin)
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- kërkon pak kohë që mekanizmi i çekiçit të arrijë fuqinë
e impaktit të plotë
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
Ndërrimi i puntove 9
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese F dhe futni aksesorin në
mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri sa
të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht në
pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese F
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që
108
loading

Este manual también es adecuado para:

Rh1 1781 serie1781 ga1781 gbRh1e1781gb