Bosch Climate 3000i CL3000iU W 26 E Manual De Instalación página 203

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 58
▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat kombëtare
dhe rajonale.
▶ Dokumentoni punimet e kryera.
HPërdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Njësia e brendshme synohet për instalim brenda ndërtesës me lidhje
drejt një njësie të jashtme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh.
rregullatorë.
Njësia e jashtme synohet për instalim jashtë ndërtesës me lidhje drejt
një a më shumë njësive të brendshme dhe komponentëve të tjerë të
sistemit, p.sh. rregullatorë.
Kondicioneri synohet vetëm për përdorim komercial/privat, ku devijimet
e temperaturës nga vlerat e përcaktuara nuk shkaktojnë dëme për
gjallesat apo materialet. Kondicioneri nuk është i përshtatshëm për
rregullimin dhe ruajtjen precize të lagështirës së dëshiruar absolute.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e
parashikuar. Përdorimi i papërshtatshëm dhe dëmet si pasojë e këtij
përjashtohen nga detyrimet tona.
Për instalimin në vende të posaçme (garazhe nëntokësore, salla tenike,
ballkone apo në ambiente gjysmë të hapura):
▶ Fillimisht kini parasysh kërkesat për vendin e instalimit të
përcaktuara në dokumentacionin teknik.
HRreziqet e përgjithshme nga freoni
▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon R32. Gazi i freonit mund të
shkaktojë gaze toksike kur bie në kontakt me zjarrin.
▶ Nëse ka rrjedhje të freonit gjatë instalimit, ajroseni mirë ambientin.
▶ Pas instalimit kontrolloni sistemin për rrjedhje.
▶ Mos lejoni substanca të ndryshme nga freoni (R32) që të hyjnë në
qarkun e freonit.
HSiguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për
qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me
EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje
dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga
përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa
qenë nën vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të
ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
HDorëzimi te përdoruesi
Gjatë dorëzimit udhëzojeni përdoruesin për përdorimin dhe kontrollin e
sistemit të kondicionerit.
▶ Shpjegimi i përdorimit - gjatë këtij shpjegimi të trajtohen sidomos
veprimet që kanë të bëjnë me sigurinë.
▶ Kini sidomos parasysh pikat e mëposhtme:
– Modifikimi apo riparimi lejohen të kryhen vetëm nga një kompani
e specializuar e autorizuar.
– Për funksionim të sigurt dhe në mbrojtje të ambientit nevojiten së
paku inspektime vjetore dhe pastrim-mirëmbajtje me porosi.
▶ Tregojini pasojat e mundshme (lëndim deri në rrezik për jetë apo
dëmtim i pronës) në rast moskryerjeje apo kryerjeje me mangësi të
inspektimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
▶ Dorëzonjani manualet e instalimit dhe përdorimit përdoruesit për t'i
ruajtur.
1.3
Shënimet në këtë manual
Figurat mund të gjenden të përmbledhura në fund të këtij manuali. Teksti
përmban referenca për tek ilustrimet.
Climate 3000i – 6721823680 (2023/01)
Produktet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të shfaqur në këtë
manual.
2
Të dhëna për produktin
2.1
Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të
gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat
parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në
internet: www.bosch-climate.gr.
2.2
Pajisjet e lëvruara
Legjenda për figurën 1:
[1]
Njësia e jashtme (mbushur me freon)
[2]
Njësia e brendshme (mbushur me azot)
[3]
Filtri i katalizatorit të ftohtë
[4]
Bërryl shkarkues me guarnicion (për njësinë e jashtme me
bazament apo suport muri)
[5]
Fernbedienung
[6]
Telekomandë me kllapë, me vidë montimi
[7]
Materiali i fiksimit (5 vida e 5 upa)
[8]
Paketa e dokumentacionit të produktit
[9]
Kabllo komunikimi 5-telëshe (aksesor opsional)
[10] 4 tako vibrimi për njësinë e jashtme
2.3
Përmasat dhe distancat minimale
2.3.1
Njësia e brendshme dhe njësia e jashtme
Figurat 2 deri 4.
2.3.2
Linjat e freonit
Legjenda për figurën 5:
[1]
Tubi nga ana e gazit
[2]
Tubi nga ana e lëngut
[3]
Bërryli në formë sifoni si ndarës vaji
Nëse njësia e jashtme vendoset më lart se e brendshmja, kaloni një hark
në formë sifoni në anën e gazit pas maksimumi 6 m dhe një bërryl tjetër
në formë sifoni çdo 6 m ( figura 5, [1]).
▶ Ruani gjatësinë maksimale të tubit dhe diferencën maksimale të
lartësive mes njësisë së brendshme dhe të jashtme.
Gjatësia maksimale e
tubit
CL3000i 26 E
CL3000i 35 E
CL3000i 53 E
CL3000i 70 E
1) Ana e gazit ose e lëngut
2) Matur nga skaji i poshtëm në skajin e poshtëm.
tab. 266 Gjatësia e tubit dhe diferenca maksimale e lartësive
Lloji i pajisjes
Ana e lëngut [mm]
CL3000i 26 E
6,35 (1/4")
CL3000i 35 E
6,35 (1/4")
CL3000i 53 E
6,35 (1/4")
CL3000i 70 E
9,53 (3/8")
Të dhëna për produktin
Diferenca maksimale
1)
2)
[m]
e lartësive
[m]
≤ 25
≤ 10
≤ 25
≤ 10
≤ 30
≤ 20
≤ 50
≤ 25
Diametri i tubit
Ana e gazit [mm]
9,53 (3/8")
9,53 (3/8")
12,7 (1/2")
15,9 (5/8")
203
loading

Este manual también es adecuado para:

Climate 3000i cl3000iu w 35 eClimate 3000i cl3000iu w 53 eClimate 3000i cl3000iu w 70 eClimate 3000i cl3000i 26 eClimate 3000i cl3000i 35 eClimate 3000i cl3000i 53 e ... Mostrar todo