I nderuar klient, ju falënderojmë për zgjedhjen e kësaj pajisjeje FERROLI.
Connect CRP është një pajisje që lejon menaxhimin në distancë të pompës së ngrohjes dhe sistemeve
hibride.
Përveç se i jep përdoruesit mundësinë për të ndryshuar statusin e punës së impiantit, ajo mund
të funksionojë edhe si termostat për zonën e lidhur me të. Gjithashtu, duke qenë e pajisur me një marrës/
transmetues RF, ajo mund të komunikojë me Connect CRP Zonash, duke ju lejuar kështu të ndani sistemin
në 8 zona të ndryshme dhe të jeni në gjendje t'i menaxhoni ato nga një vend i vetëm. Për çdo zonë është e
mundur, përveç përcaktimit të set point (pikës së referencës), të përcaktohet lloji i shpërndarjes, nëse është e
drejtpërdrejtë apo e përzier, dhe të planifikohet orari javor.
Një veçori tjetër e Connect CRP është se mund të kontrollohet në distancë përmes përdorimit të një
aplikacioni.
DUKE LEJUAR RREGULLIMIN E TEMPERATURËS NË AMBIENTE TË NDRYSHME, PAJISJA CRP
E FUTUR BRENDA NJË SISTEMI TË RREGULLIMIT TERMIK PËR SHUMË ZONA, KONTRIBON NË
ARRITJEN E KATEGORISË B, SIPAS STANDARDIT EN 15232, TË IMPIANTIT TERMIK DHE ELEKTRIK, NË
AMBIENTE REZIDENCIALE OSE JO.
256
SQ
cod. 3542B380 - Rev 00 - 05/2022