Aparati I Ujit - Beko DN 156720 D Manual Del Usuario

Ocultar thumbs Ver también para DN 156720 D:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 257

Aparati i ujit

(në disa modele)
Aparati i ujit është një veçori shumë e
dobishme për marrjen e ujit të ftohtë pa e
hapur derën e frigoriferit. Meqenëse nuk do
të duhet ta hapni shpesh derën e frigoriferit,
do të kurseni energji.
Përdorimi i ujit
Shtyjeni krahun e aparatit të ujit me gotë.
Aparati do të ndalojë funksionimin kur të
lëshoni krahun e tij.
Kur të përdorni aparatin e ujit, rrjedhja
maksimale mund të realizohet kur e shtypni
krahun deri në fund. Mos harroni se sasia
e rrjedhjes nga aparati është në varësi të
nivelit të shtypjes së krahut.
Me rritjen e nivelit të ujit në gotë/enë,
lirojeni pak presionin mbi krahun e aparatit
për të parandaluar derdhjen e ujit. Nëse e
shtypni pak krahun, do të derdhet ujë; kjo
është normale dhe nuk është një defekt.
Mbushja e depozitës së ujit për
aparatin e ujit
Rezervuari i mbushjes së depozitës së
ujit ndodhet brenda raftit të derës. Hapni
kapakun e rezervuarit dhe mbusheni me
ujë të pijshëm të pastër. Më pas mbylleni
kapakun.
Paralajmërim!
• Mos e mbushni depozitën e ujit me lëngje
të tjera, përveç ujit, si lëngje frutash,
pije me gaz ose pije alkoolike që nuk
janë të përshtatshme për t'u përdorur
në aparatin e ujit. Aparati i ujit do të
dëmtohet në mënyrë të pariparueshme
nëse përdoren këto lëngje. Garancia nuk i
mbulon përdorime të tilla. Disa substanca
kimike dhe substanca të shtuara në këto
lloj pijesh/lëngjesh mund të dëmtojnë
materialin e depozitës së ujit.
25
SQ
Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido