Skil F0151041 Serie Manual Original página 152

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 47
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat
për materialet me të cilat dëshironi të punoni
Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë
objekt i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore
duhet të merren parasysh në çdo rrethanë)
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
Në rast të ndërprerjes së energjisë ose kur hiqet
aksidentalisht spina, fikeni menjëherë pajisjen për të
parandaluar rindezjen e pakontrolluar të saj
PAS PËRDORIMIT
Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
PËRDORIMI
Montimi i aksesorëve 2
! hiqeni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do
të montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C
ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e aksesorëve të trajtojë anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
Montimi i dorezës ndihmëse F 6
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse F në të djathtë ose në të
majtë të veglës (në varësi të punës që do të kryhet)
Montimi i mbrojtëses G 7
! hiqeni spinën
- hapni mbrojtësen G duke liruar vidën H
- vendosni mbrojtësen G në manikotën e boshtit të
kokës së veglës dhe kthejeni në pozicionin e duhur
(në varësi të punës që do të kryhet)
- shtrëngoni mbrojtësen G duke shtrënguar vidën H
- për heqjen mbrojtësen të trajtojë anasjelltas
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe
të jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 60 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion
të sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
Çelësi bllokues i ndezjes/fikjes K 8
- ndizni veglën 8 a
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- bllokoni çelësin 8 b
- zhbllokoni çelësin/fikni veglën 8 c
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas
fikjes së veglës
Butoni i zgjedhjes së shpejtësisë L 2
- për të përcaktuar shpejtësinë e duhur, tabela 9 mund
të përdoret si referencë
- gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
Mprehja q
- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare
! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje
anësore
Prerja w
- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si
shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen
e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e
diskut prerës që të bëjë vetë punën
- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga
materiali që do të pritet
- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion
anësor
Mbajtja dhe drejtimi i veglës
- mbajeni gjithmonë veglën mirë me të dyja duart, në
mënyrë që të keni kontroll të plotë të veglës në të
gjitha momentet
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri e
- garantoni një qëndrim të sigurt
- kini parasysh drejtimin e rrotullimit; mbajeni gjithmonë
veglën në mënyrë që shkëndijat dhe pluhuri i
mprehjes/prerjes të largohet nga trupi juaj
- mbajini të çarat e ajrimit M 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Në vend të fllanxhës B 2 , mund të përdorni fllanxhën
me kapje të shpejtë "CLIC" (aksesori 2610388766 nga
152
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido