Sharp KF-76FVDD22WM-CH Manual De Uso página 61

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 101
Kontakti me Servisin e Autorizuar për
montimin e furrës suaj.
INSTALIMI I FURRËS
Ekzistojnë disa faktorë të cilëve duhet
kushtuar vëmendje gjatë instalimit të furrës
suaj.
U kushtoni vëmendje sugjerimeve tona të
mëposhtme me qëllim të të qenit në
gjendje për parandalimin e ndonjë
problemi dhe/apo situate të rrezikshme që
mund të paraqitet më vonë.
Mund të vendoset në afërsi të orendive
tjera me kusht që në hapësirën ku
vendoset furra, lartësia e orendive nuk
duhet të kalojë lartësinë e panelit të sobës.
Bëni kujdes që të mos e vendosni pranë
frigoriferit, nuk duhet të ketë materiale që
marrin flakë ose të djegshme si për
shembull perde, rroba kundër ujit, etj. të
cilat fillojnë të digjen
shpejt, kur zgjidhni vendin për furrën.
Kërkohet që të paktën të ketë 2 cm
hapësirë ndërmjet kapakut të prapmë të
furrës dhe murit për qarkullim ajri.
Orenditë në afërsi të furrës duhet të jenë
të qëndrueshme ndaj nxehtësisë më të
lartë sesa 50 C° të temperaturës së
dhomës.
Nëse orenditë e kuzhinës janë më të larta,
duhet të lihet të paktën 11 cm larg nga ana
e furrës.
Lartësitë minimale nga pllaka e furrës
dhe dollapët e murit dhe kutitë me
ventilator mbi furrë janë treguar më
poshtë. Kështu që kutia me fletëza -
ventilatori duhet të jetë së paku 650 mm në
lartësi nga pllaka e furrës.
Nëse nuk ka ventilator, lartësia duhet të mos
jetë më e vogël sesa 700 mm.
Kjo pajisje duhet të instalohet direkt mbi
dysheme dhe jo mbi një bazë.
LIDHJA ELEKTRIKE DHE SIGURIA
Gjatë lidhjes elektrike, u përmbaheni
udhëzimeve të cekura më poshtë.
Kabllo e tokëzimit duhet të lidhet me
terminal. Duhet të siguroni kabllon me izolim
për ta lidhur me burimin e energjisë gjatë
lidhjes së kabllos. Nëse nuk ka ndonjë qasje
adekuate në energji elektrike në pajtim me
rregullat në vendin ku pajisja do të instalohet,
menjëherë kontaktoni servilin tonë të
autorizuar.
Burimi i tokëzuar elektrik duhet të jetë në
afërsi të pajisjes. Të jeni i sigurt të mos
përdorni kabull vazhdues.
Kabllo furnizuese nuk duhet të prekë
sipërfaqet e nxehta të produktit.
Në rast se kablli i energjisë dëmtohet,
kontaktoni shërbimin e kualifikuar. Kabllo
duhet të ndërrohet nga servisuesi i
autorizuar.
Lidhja e gabuar elektrike mund të dëmtojë
pajisjen tuaj. Një dëmtim i tillë nuk mbulohet
me garanci.
Kabllo elektrike nuk duhet të prekë pjesët e
nxehta të pajisjes. Kabllo elektrike nuk duhet
të prekë pjesët e prapme të pajisjes.
Përndryshe kabllo elektrike e pajisjes mund
të dëmtohet. Dhe kjo situatë mund të
shkaktojë qark të shkurtër.
AL - 9
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Kf-76fvdd22im-ch

Tabla de contenido