2. Lexo skedarët e ndarë me anë të
Shfletuesit të medias
Zgjidhni Shfletuesi i medias me anë të butonave
Majtas ose Djathtas nga menuja kryesore dhe
shtypni OK. Më pas do të shfaqet Shfletuesi i medias.
Ndarja e Videos dhe e Audios
Mbështetja për Ndarjen e videos dhe audios është
e disponueshme vetëm në modalitetin e Dosjes së
shfletuesit të medias. Për të aktivizuar modalitetin
e dosjes, shkoni te skeda Parametrat në ekranin
kryesor të shfletuesit të medias dhe shtypni OK.
Theksoni Stilin e pamjes dhe vendoseni te Dosja me
anë të butonave Majtas ose Djathtas. Zgjidhni llojin
e dëshiruar të medias dhe shtypni OK.
Nëse konfigurimet e ndarjes janë vendosur si duhet,
do të shfaqet ekrani i Zgjedhjes së Pajisjes pasi të
zgjidhni llojin e dëshiruar të medias. Nëse gjenden
rrjete të disponueshme, ato do të listohen në këtë
ekran. Zgjidhni serverin e medias ose rrjetin me të
cilin dëshironi të lidheni me anë të butonave Lart
ose Poshtë dhe shtypni OK. Nëse dëshironi që të
rifreskoni listën e pajisjes, shtypni butonin Jeshil.
Mund të shtypni te Menu për të dalë.
Nëse përzgjidhni llojin e medias si Videot dhe zgjidhni
një pajisje nga menuja e përzgjedhjes. Më pas zgjidhni
dosjen me skedarët video në të në pamjen në vijim
dhe do të radhiten të gjithë skedarët e disponueshëm
video.
Për të lexuar lloje të tjera të medias nga ky ekran,
duhet të ktheheni te ekrani kryesor i Shfletuesit
të Medias dhe të zgjidhni llojin e medias sipas
dëshirës dhe më pas të kryeni përsëri zgjedhjen e
rrjetit. Referohuni rubrikës Shfletuesi i Medias për
informacione të tjera mbi rileximin e skedarëve.
Skedarët e titrave nuk funksionojnë nëse shikoni
video nga rrjeti nëpërmjet veçorisë së ndarjes së
videos dhe audios.
Mund të lidhni vetëm një televizor në të njëjtin rrjet.
Nëse keni probleme me rrjetin, hiqeni televizorin nga
priza në mur dhe ndizeni përsëri. Modaliteti i lëvizjeve
dhe kërcimi nuk mbështeten me veçorinë e Ndarjes
së videos dhe audios.
Shënim: Mund të ketë disa kompjuterë që mund të
mos arrijnë të përdorin veçorinë e ndarjes së videos
dhe audios për shkak të parametrave të administratorit
dhe sigurisë (të tillë si kompjuterët e biznesit).
WIRELESS DISPLAY
Wireless Display është një standard për transmetimin
e vazhdueshëm të videove dhe të zërit nga Wi-Fi
Alliance. Kjo veçori siguron aftësinë për ta përdorur
televizorin tuaj si një pajisje për paraqitjen pa tel.
Përdorimi me pajisjet celulare
(në varësi të modelit)
Ka standarde të ndryshme që bëjnë të mundur ndarjen
e ekraneve, duke përfshirë përmbajtjet grafike, të
videove dhe të zërit, midis pajisjes celulare dhe
televizorit tuaj.
Vendosni në fillim njësinë USB pa tel te televizori,
në rast se televizori nuk ka një veçori të brendshme
të WiFi.
Më pas shtypni butonin Burimi në telekomandë dhe
kalojeni te burimi Wireless Display.
Do të shfaqet një ekran që tregon se televizori është
gati për lidhjen.
Hapni aplikacionin e ndarjes në pajisjen tuaj celulare.
Këto aplikacione kanë emra të ndryshëm për çdo
markë, prandaj ju lutemi referojuni manualit të
udhëzimeve të pajisjes celulare për informacione të
detajuara.
Skanoni për pajisje. Pasi ta zgjidhni televizorin dhe
të lidheni, ekrani i pajisjes suaj do të shfaqet në
televizorin tuaj.
Shënim: Kjo veçori mund të përdoret vetëm nëse
pajisja celulare e mbështet këtë veçori. Proceset e
skanimit dhe të lidhjes ndryshojnë sipas programit që
përdorni. Pajisjet celulare me Android duhet të kenë
versionin e softuerit V4.2 ose më të lartë.
Lidhja e pajisjeve të tjera pa tel
modelit)
Televizori juaj mbështet po ashtu teknologjinë e lidhjes
pa tel në rreze të shkurtër. Para se t'i përdorni këto lloj
pajisje pa tel me aparatin e televizorit, duhet të kryeni
një çiftim. Duhet të veproni si më poshtë për ta çiftuar
pajisjen tuaj me televizorin:
• Vendoseni pajisjen në modalitetin e çiftimit
• Nisni zbulimin e pajisjes në televizor
Shënim: Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes pa
tel për të mësuar si ta vendosni pajisjen në modalitetin
e çiftimit.
Mund t'i lidhni pajisjet audio ose telekomandat pa tela
me televizorin tuaj. Shkëputni ose fikni çdo pajisje
tjetër të lidhur të audios që lidhja pa tel të funksionojë
si duhet. Për pajisjet audio duhet të përdorni opsionin
Lidhja e audios në menynë Sistemi>Tingulli, për
telekomandat opsionin Telekomanda inteligjente në
menynë Sistemi>Parametrat>Më shumë. Zgjidhni
opsionin e menysë dhe shtypni butonin OK për të
hapur menynë përkatëse. Me anë të kësaj menyje
mund të zbuloni dhe të lidhni pajisjet që përdorin
të njëjtën teknologji pa tel dhe të filloni t'i përdorni
ato. Ndiqni udhëzimet në ekran. Nisni zbulimin e
pajisjes. Do të shfaqet një listë e pajisjeve pa tel të
disponueshme. Zgjidhni pajisjen me të cilën dëshironi
ta lidhni nga lista dhe shtypni butonin OK për ta lidhur.
Nëse shfaqet mesazhi "Pajisja u lidh", lidhja është
realizuar me sukses. Nëse dështon kryerja e lidhjes,
provoni përsëri.
Shqip - 26 -
(në varësi të