veçoritë e tij të mbështetura mund të shfaqen në krye
të ekranit si një banderolë informuese. Ky opsion
është vetëm për përdorim në dyqan. Rekomandohet
të zgjidhni Modalitetin e shtëpisë për përdorim
në familje. Ky opsion do të jetë i disponueshëm në
menunë Sistemi>Parametrat>Më shumë dhe mund
të çaktivizohet/aktivizohet më vonë.
Shtypni butonin OK në telekomandë për të vazhduar
dhe do të shfaqet menyja Parametrat e rrjetit/
internetit, nëse konfirmoni mesazhin e shfaqur më
parë që pyet nëse dëshironi të caktoni parametrat
e rrjetit. Referojuni rubrikës Lidhshmëria për të
konfiguruar një lidhje me tel ose pa tel. Pasi të
përfundoni me parametrat, shtypni butonin OK për
të vazhduar. Për të kaluar te hapi tjetër pa bërë
asgjë, zgjidhni Jo dhe shtypni butonin OK kur
shfaqet mesazhi që ju pyet nëse dëshironi të caktoni
parametrat e rrjetit.Pas përfundimit të parametrave
fillestarë, televizori do të fillojë të kërkojë për
transmetimet e disponueshme të tipave të zgjedhur
të transmetimit.
Pasi të ruhen të gjitha stacionet e disponueshme,
do të shfaqen rezultatet e skanimit. Shtypni butonin
OK për të vazhduar. Më pas do të shfaqet menuja
Modifiko listën e kanaleve. Mund ta modifikoni
listën e kanaleve sipas preferencave tuaja ose mund
të shtypni butonin Menu për ta mbyllur dhe për të
parë televizorin.
Gjatë kërkimit, mund të shfaqet një mesazh që ju pyet
nëse dëshironi t'i renditni kanalet sipas LCN-së(*).
Zgjidhni Po dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
(*) LCN është sistemi i Numrit logjik të kanalit që
organizon transmetimet e disponueshme në përputhje
me një sekuencë të njohur numrash për kanalet
(nëse ka).
Shënim: Mos e fikni televizorin kur filloni instalimin
për herë të parë. Kini parasysh se disa opsione mund
të mos jenë të disponueshme në varësi të shtetit të
zgjedhur.
Përdorimi i veçorisë SatcoDX (në varësi të
modelit)
Ju mund të kryeni veprimet e SatcoDX me anë të
menusë instalimi>Parametrat e satelitit. Në menunë
SatcoDX, ka dy opsione në lidhje me SatcoDx.
Mund të shkarkoni ose të ngarkoni të dhëna të
SatcoDX. Për të kryer këto funksione, duhet të lidhni
një pajisje USB me televizorin.
Mund të ngarkoni shërbimet aktuale dhe satelitët e
transponderët përkatës në televizor me një pajisje
USB.
Përveç kësaj mund të shkarkoni një nga skedarët e
SatcoDx të ruajtur në pajisjen USB te televizori.
Kur të zgjidhni një nga këta skedarë, të gjitha
shërbimet dhe satelitët e transponderët përkatës në
skedarin e zgjedhur do të ruhen në televizor. Nëse
ka shërbime tokësore, kabllore dhe/ose analoge të
instaluara, ato do të ruhen dhe vetëm shërbimet
satelitore do të hiqen.
Më pas kontrolloni parametrat e antenës dhe bëni
ndryshimet e nevojshme. Mund të shfaqet një mesazh
gabimi "Nuk ka sinjal" nëse parametrat e antenës
nuk janë konfiguruar si duhet.
Rileximi i medias me hyrjen USB (në varësi të
modelit)
Ju mund të lidhni njësi disku të ngurtë të jashtme 2.5"
dhe 3.5" (hdd me burim energjie të jashtëm) ose një
kartë memorie USB me televizorin duke shfrytëzuar
hyrjet USB të televizorit.
E RËNDËSISHME! Krijoni kopje rezervë të skedarëve
në pajisjet ruajtëse para se t'i lidhni me televizorin.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmtim
të skedarëve apo humbje të të dhënave. Lloje të
caktuara të pajisjeve USB (p.sh. lexuesit MP3) ose
njësitë e diskut të ngurtë USB/kartat e kujtesës
mund të mos përshtaten me televizorin. Televizori
mbështet formatimin e diskut FAT32 dhe NTFS, por
regjistrimi nuk do të jetë i disponueshëm me disqet e
formatuara NTFS.
Kur formatoni njësi disku të ngurtë USB me më shumë
se 1 TB (terabajte) hapësirë ruajtëse, mund të ndeshni
disa probleme gjatë procesit të formatimit.
Prisni pak para se ta vendosni dhe hiqni pajisjen,
pasi lexuesi mund të jetë duke lexuar skedarët.
Mosrespektimi i këtij hapi mund të shkaktojë dëmtim
fizik të lexuesit USB dhe të vetë pajisjes USB. Mos
e hiqni njësinë e diskut kur një skedar është duke u
lexuar.
Mund të përdorni pajisjet USB me hyrjet e USB-së së
televizorit. Në një rast të tillë rekomandohen pajisjet
USB të përfshira me furnizim energjie të jashtme.
Rekomandohet që të përdorni drejtpërdrejt hyrjen(et)
USB të televizorit nëse lidhni një disk të ngurtë USB.
Shënim: Kur shikoni skedarët e imazheve, menuja
Shfletuesi i medias mund të shfaqë vetëm 1000
imazhe të ruajtura në pajisjen e lidhur USB.
Regjistrimi i një programi (në varësi të modelit)
E RËNDËSISHME: Kur përdorni një njësi disku
të re USB, rekomandohet që në fillim të formatoni
diskun duke përdorur opsionin e televizorit
F o r m a t o d i s k u n n ë m e n u n ë S h f l e t u e s i i
Medias>Parametrat>Parametrat e regjistrimit.
Për të regjistruar një program, duhet të lidhni një disk
USB me televizorin tuaj kur televizori të jetë i fikur.
Më pas duhet të ndizni televizorin për të aktivizuar
funksionin e regjistrimit.
Për të përdorur regjistrimin, njësia USB duhet të ketë
2 GB hapësirë të lirë dhe të jetë e përputhshme me
USB 2.0. Nëse njësia USB nuk është e përshtatshme,
do të shfaqet një mesazh gabimi.
Shqip - 14 -