Gardena THS 42/18V P4A Instrucciones De Empleo página 130

Ocultar thumbs Ver también para THS 42/18V P4A:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 50
Përkthimi i mënyrës së përdorimit nga origjinali.
Ky produkt nuk është parashikuar të përdoret nga persona
(duke përfshirë këtu edhe fëmijët) me aftësi fizike, ndjeshmëri
dhe aftësi mendore të kufizuara, ose nga ata që nuk kanë
njohuritë apo përvojën e nevojshme, me përjashtim të rasteve, kur ata
shoqërohen në këtë proces pune nga persona që mund të garantojnë
për sigurinë e tyre ose sqarohen paraprakisht prej tij për mënyrën e për-
dorimit të produktit. Fëmijët duhen monitoruar për të garantuar që ato të
mos luajnë me produktin. Ne këshillojmë përdorimin e produktit vetëm
nga të rinjtë duke filluar nga 16 vjeç.
Përdorimi i parashikuar:
GARDENA Prerësja e ligustrave teleskopike është konceptuar
për prerjen e gardheve, shkurreve, bimësisë dhe degëve në kopshtin
e shtëpisë dhe kopshte të tjerë.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë.
RREZIK! Plagosje!
v Mos e përdorni produktin për prerjen e sipërfaqeve të barit /
buzëve prej bari, për copëtim materiali ose për përgatitje
silazhi. Mos e përdorni për mirëmbajtjen e pellgjeve.
1. SIGURIA
ME RËNDËSI!
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë që ta lexoni më
vonë.
Simbolet mbi produkt:
Lexoni manualin e përdorimit.
Rrezik – Mbani duart larg nga thika.
Mos e ekspozoni kundrejt shiut.
Për karkikuesin:
Hiqeni spinën menjëherë nga rrjeti elektrik nëse u dëmtua
ose u këput përçuesi.
Mbani syze dhe kufje mbrojtëse.
Mbani gjithmonë një helmetë mbrojtëse.
Hiqni baterinë para pastrimit ose mirëmbajtjes.
Rrezik për jetën nga goditja elektrike!
Qëndroni larg kabllove të korrentit për të paktën 10 minuta.
Këshilla të përgjithshme sigurie
Këshilla të përgjithshme sigurie për veglat elektrike
PARALAJMËRIM!
Lexoni të gjitha udhëzimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat
teknike të furnizuara me këtë vegël elektrike. Gabimet në respektimin
e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike,
zjarr dhe / ose plagosje të rënda.
Ruani të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi i përdorur në këshillat e sigurisë «Vegël elektrike» i referohet veglave elektrike
që ushqehen me energji elektrike nga rrjeti (me kabull ushqimi) dhe veglave elekt-
rike që ushqehen me bateri (pa kabull ushqimi).
1) Siguria në vendin e punës
a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente.
130
14732-20.960.01.indd 130
b) Mos punoni me veglën elektrike në ambiente që janë të rrezikuara nga
shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të djegshme.
Veglat elektrike gjenerojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë gjatë përdorimit të veglës
elektrike.
Nëse ju tërhiqet vëmendja mund të humbisni kontrollin kundrejt pajisjes.
2) Siguria elektrike
a) Spina e furnizimit me energji e veglës elektrike duhet të përshtatet me
prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni
përshtatësh spine bashkë me vegla elektrike me mbrojtje me tokëzim.
Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikon e një goditje
elektrike.
b) Mënjanoni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si të tubacione-
ve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve. Ekziston një
rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
c) Mbani veglat elektrike larg shiut ose lagështirës.
Depërtimi i ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur,
për ta varur veglën elektrike ose për të hequr spinën nga priza. Mba-
jeni kabllon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të
lëvizshme të pajisjes.
Kabujt e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
e) Nëse punoni jashtë me një vegël elektrike, përdorni vetëm linja zgja-
tuese, të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme.
Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme,
ul rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të lagësht është
i paevitueshëm, përdorni një automat diferencial.
Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditje elektrike.
3) Siguria e personave
a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe
veproni me kujdes gjatë punës me një vegël elektrike. Mos përdorni
një vegël elektrike nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës,
alkoolit ose të medikamenteve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit
të një vegle elektrike mund të shkaktojë dëmtime të rënda.
b) Mbani pajimet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse.
Mbajtja e pajimeve mbrojtëse personale si maska e pluhurit, këpucët
e sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në
varësi të llojit dhe përdorimit të veglës elektrike, ul rrezikun e dëmtimeve.
c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që vegla elektrike
të jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elek-
trike dhe / ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani.
Nëse gjatë mbajtjes së veglës elektrike e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni
pajisjen të ndezur me rrjetin e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund
të shkaktojë aksidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para
se të ndizni veglën elektrike. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë
të lëvizshme të pajisjes, mund të shkaktojë plagosje.
e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim
të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund
ta kontrolloni më mirë veglën elektrike në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri.
Mbani flokët, rrobat dhe dorezat larg nga pjesët që lëvizin. Rrobat
e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit të
pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet.
Përdorni i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat e sigu-
risë së veglës elektrike, edhe nëse jeni familjarizuar me veglën elek-
trike pas disa përdorimesh.
Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.
4) Përdorimi dhe trajtimi i veglës elektrike
a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni për punën tuaj veglën elektrike
të përcaktuar për atë gjë. Me veglën e duhur elektrike punoni më mirë
dhe më i sigurt në zonën e dhënë të preformancës.
b) Mos përdorni një vegël elektrike, çelësi i së cilës është me defekt.
Një vegël elektrike, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe / ose hiqni baterinë para se të bëni konfi-
gurime në pajisje, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku pajisjen.
Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të veglës elektrike.
d) Ruani veglat elektrike të papërdorura në një vend që nuk mund të
kapen nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin pajisjen personat që nuk
janë të familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.
Veglat elektrike janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes veglat elektrike. Kontrolloni nëse pjesët
e lëvizshme funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer
ose dëmtuar pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e veglës
elektrike. Riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit të pajisjes.
Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek veglat elektrike të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin
shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
g) Përdorini veglat elektrike, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje
me këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve
të punës dhe aktivitetit që duhet kryer.
11.09.20 12:11
Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

14732

Tabla de contenido