Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për
të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve
të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e
për të shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si
vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt
një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
4
• Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse nuk
parashikohet lidhja me ujin).
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga
një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja
nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban
gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në
përputhje me rregullat e zbatueshme të
vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme pranë
shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt
një përzgjedhjeje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
www.zanussi.com