Electrolux ENG7TE75S Manual De Instrucciones página 8

Frigorífico-congelador
Ocultar thumbs Ver también para ENG7TE75S:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të
ftohjes, plus hapësirën e nevojshme për të
lejuar hapjen e derës në këndin minimal që
lejon heqjen e të gjitha pajisjeve të
brendshme
3.2 Vendndodhja
Për të siguruar funksionimin më të mirë të
pajisjes, nuk duhet ta instaloni pajisjen në një
vend me dritë direkte të diellit. Mos e instaloni
pajisjen pranë radiatorëve apo sobave,
furrave apo pianurave, përveç kur
specifikohet ndryshe në udhëzimet e
instalimit.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e
qark pjesës së pasme të dollapit.
Kjo pajisje duhet të instalohet në ambient të
brendshëm në një vend të thatë dhe të
ajrosur mirë.
Kjo pajisje është prodhuar për t'u përdorur në
temperaturë ambienti që varion nga 10°C në
43°C.
Funksionimi i saktë i pajisjes mund të
garantohet vetëm brenda diapazonit të
specifikuar të temperaturës.
Nëse keni dyshime se ku mund ta
instaloni pajisjen, konsultohuni me
shitësin, shërbimin tonë të klientit apo me
qendrën më të afërt të servisit të
autorizuar.
Pajisja duhet të shkëputet lirisht nga
korrenti. Për këtë arsye spina duhet të
jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
3.3 Lidhja elektrike
• Përpara se ta fusni në prizë, sigurohuni që
voltazhi dhe frekuenca e treguar në
pllakën e karakteristikave të jenë në
përputhje me linjën elektrike të shtëpisë.
• Pajisja duhet të lidhet me tokëzimin. Spina
e kabllove të linjës elektrike është e
8
SHQIP
pajisur me një kontakt për këtë qëllim.
Nëse priza e linjës elektrike e shtëpisë
s'është e tokëzuar, lidheni pajisjen me një
tokëzim të veçantë në përputhje me
rregulloret aktuale, duke u konsultuar me
një elektricist të kualifikuar.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk
respektohen masat e mësipërme të
sigurisë.
3.4 Kërkesat për ventilim
Lëvizja e ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë e
mjaftueshme.
min.
30 mm
min. 200 cm²
min.
30 mm
KUJDES!
Për instalimin, shikoni udhëzimet e
instalimit.
3.5 Ndryshimi i drejtimit të hapjes
së derës
Ju lutemi, referojuni dokumentit të veçantë
me udhëzime mbi instalimin dhe ndryshimin e
krahut të derës.
KUJDES!
Në çdo fazë të ndryshimit të krahut të
derës, mbroni dyshemenë nga gërvishtjet
me një material rezistent.
min.
200 cm²
loading