Skil 2714 Manual Original página 180

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 56
çelësat, gozhdët, vidat ose objektet
e tjera të vogla metalike që mund
të bëjnë lidhjen e një terminali me
terminalin tjetër. Bashkimi i terminaleve
së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme,
nga bateria mund të dalin lëngje;
shmangni kontaktin. Nëse kontakti
ndodh padashur, shpëlajeni me ujë.
Nëse lëngu ju bie në kontakt me sytë,
kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu që del
nga bateria mund të shkaktojë irritim ose
djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që
janë dëmtuar ose modifikuar. Bateritë
e dëmtuara ose të modifikuara mund të
shfaqin sjellje të paparashikuara, duke
shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik
dëmtimesh fizike.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose
një vegël ndaj zjarrit ose temperaturës
shumë të lartë. Ekspozimi ndaj zjarrit ose
ndaj një temperature mbi 130°C mund të
shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për
karikimin dhe mos e karikoni
baterinë ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek
udhëzimet. Karikimi i papërshtatshëm
ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe
të rritë rrezikun për zjarr.
6) Shërbimi
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të
kryhet nga një person i kualifikuar për
riparimet duke përdorur vetëm pjesë
ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni
bateritë e dëmtuara. Riparimi i baterive
duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi
ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR VIDATORËT
Kapeni mjetin e punës nga sipërfaqet
e izoluara të kapjes, kur kryeni një
veprim ku mjeti të bjerë në kontakt me
tela të fshehur. Nëse mjeti bie në kontakt
me një tel elektrik do të bëjë që pjesët
metalike të ekspozuara të veglës së punës
të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
TË PËRGJITHSHME
Mos punoni me materiale që
përmbajnë azbest (azbesti konsiderohet
kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me
plumb, disa lloje drurësh, mineralesh
dhe metalesh mund të jenë të dëmshme
(kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose
sëmundje respiratore për përdoruesin ose
personat përreth); mbani një maskë për
pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si
kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut)
veçanërisht në ndërthurje me lëndët
shtesë për kondicionimin e drurit; mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me
një pajisje për heqjen e pluhurave kur
mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje
me pluhurat për materialet me të cilat
dëshironi të punoni
Sigurohuni që çelësi E 2 të jetë në
pozicionin e fikur para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni aksesorët, si dhe
kur transportoni ose magazinoni veglën
Temperatura e lejuar e ambientit (mjeti/
karikuesi/bateria):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës 4...50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa
probleme të veglës vetëm kur përdoren
aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me shpejtësi të
lejuar që përputhet
PARA PËRDORIMIT
Shmangni dëmtimet që mund të
shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe
elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Siguroni materialin e punës (një
material i shtrënguar me një pajisje
shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të
gjetur linjat e fshehura të shërbimit
ose telefononi kompaninë lokale të
shërbimeve për ndihmë (kontakti me
linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr ose
goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi
mund të shkaktojë një shpërthim; shpimi
180
loading