Midea MDRS619 Serie Manual De Usuario página 359

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 88
Mirëmbajtja e frigoriferit
PASTRIMI I PËRGJITHSHËM
Pluhuri prapa frigoriferit dhe në dysheme
duhet të pastrohet rregullisht për të
përmirësuar efektin e ftohjes dhe kursimin
e energjisë.
Kontrolloni rregullisht rondelën e derës
për t'u siguruar që nuk ka mbeturina.
Pastroni rondelën e derës me një leckë
të butë të lagur me ujë me sapun ose
detergjent të holluar.
Brendësia e frigoriferit duhet të pastrohet
rregullisht për të shmangur erën.
Ju lutemi stakojeni energjinë përpara se
të pastroni pjesën e brendshme, hiqni
nga aty të gjitha ushqimet, pijet, raftet,
sirtarët, etj.
Përdorni një leckë të butë ose sfungjer
për të pastruar pjesën e brendshme të
frigoriferit, me dy lugë sode buke dhe
rreth një litër ujë të ngrohtë. Pastaj
shpërlaje me ujë dhe pecetë të pastër.
Pas pastrimit, hapni derën dhe lëreni të
thahet natyrshëm përpara se të ndizni
energjinë elektrike.
Për zonat në brendësi të frigoriferit të
cilat janë të vështira për t'u pastruar (si
psh. vendet e ngushta, vrimat apo qoshet),
rekomandojmë që t'i fshini rregullisht me
një leckë të butë, furçë të butë, etj. dhe
aty ku është e nevojshme, me ndonjë mjet
ndihmës (si shkopinj të hollë etj.) për t'u
siguruar që të mos ketë asnjë ndotës apo
akumulim bakterial në këto zona.
Mos përdorni sapun, detergjent, pluhur
pastrimi, pastrues me spërkatje, etj., pasi
këto mund t'i japin erë frigoriferit apo të
ndotin ushqimet.
Pastrojeni koshin e derës, raftet dhe
sirtarët me një leckë të butë të lagur
me ujë dhe sapun ose me detergjent të
holluar. Thajeni me një leckë të butë ose
thajeni natyrshëm.
Fshijeni sipërfaqen e jashtme të frigoriferit
me një leckë të butë të lagur me ujë me
sapun, detergjent, etj., dhe më pas thajeni
Mos përdorni furça të forta, tela pastrues,
furça prej teli, materiale gërryese (të tilla
si pasta dhëmbësh), tretës organikë (si
alkool, aceton, vaj bananeje, etj.), ujë të
valuar, materiale acide ose alkaline, të
cilat mund të dëmtojnë sipërfaqen dhe
pjesën e brendshme të frigoriferit. Uji
i vluar dhe tretësit organikë si benzina
mund të deformojnë ose dëmtojnë pjesët
plastike..
Mos e shpëlani direkt me ujë ose lëngje
të tjera gjatë pastrimit për të shmangur
qarqet e shkurtra ose të ndikoni në
izolimin elektrik pas zhytjes.
Shkrirja
Frigoriferi është bërë bazuar në parimin
e ftohjes së ajrit dhe kështu ka funksion
automatik të shkrirjes. Ngricat e formuara
për shkak të ndryshimit të stinës ose
temperaturës mund të hiqen manualisht
me shkëputjen e pajisjes nga furnizimi me
energji elektrike ose duke fshirë me një
peshqir të thatë.
AL
21
loading

Este manual también es adecuado para:

Mdrs619fie46