Hapat e parë
Karikimi i pajisjes "Cordless Power Flosser"
Mbushja e rezervuarit
1 Tërhiqni me kujdes dhe rrotulloni kapakun e folesë së
karikimit në pjesën e pasme të pajisjes "Cordless
Power Flosser" për të ekspozuar folenë e karikimit.
2 Futeni kabllon USB-A në folenë e karikimit USB-C në
pjesën e pasme të pajisjes "Cordless Power Flosser".
Shënim: Sigurohuni që doreza të jetë plotësisht e
thatë para se të lidhni kabllon USB-A.
3 Lidhni kabllon USB-A në një ushqyes USB 5 V.
Shënim: Ushqyesi nuk përfshihet me të gjitha
modelet. Përdorni vetëm një ushqyes IPX4 5 V.
4 Treguesi i baterisë pulson gjatë karikimit (shih
«Ngarkimi»).
Shënim: Karikimi i plotë i baterisë mund të zgjasë deri në
8 orë, por pajisja "Cordless Power Flosser" mund të
përdoret përpara se të jetë karikuar plotësisht.
Shënim: Rivendosni kapakun e folesë së karikimit në
pajisjen "Cordless Power Flosser" kur nuk karikohet në
mënyrë aktive.
Mbushni rezervuarin me ujë të vakët. Ka dy mënyra të
thjeshta për ta mbushur rezervuarin.
309
Shqip