e) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.
f) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje "xhep" në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
UDHËZIMET E SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
•
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për mprehje/prerje
në lagështi
•
Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Përdoreni vetëm me disqe mprehës/prerës me një
trashësi maksimale prej 8 mm dhe një diametër të
vrimës së boshtit prej 22 mm
•
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
•
Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
•
Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
•
Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/
prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
•
Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për
korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA
maksimumi
PARA PËRDORIMIT
•
Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
•
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
•
Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse E 2 dhe
mbrojtësen F 2 ; mos e përdorni kurrë veglën pa të
•
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
•
materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt
i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore duhet të
merren parasysh në çdo rrethanë)
•
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
•
Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
•
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
•
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
•
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
•
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
•
Në rast ndërprerje të energjisë ose kur spina
hiqet aksidentalisht nga priza, pajisja nuk do të
ndizet përsëri vetë; për ta ndezur përsëri pajisjen,
zhbllokoni çelësin e ndezjes/fikjes q c dhe ndizeni
përsëri pajisjen
PAS PËRDORIMIT
•
Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
•
Montimi i aksesorëve 2
! hiqeni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C ndërsa
shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e aksesorëve të trajtojë anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
•
Montimi i dorezës ndihmëse E 7
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse E në të djathtë ose në të
majtë të veglës (në varësi të punës që do të kryhet)
•
Rregullimi i mbrojtëses F 8
! hiqeni spinën
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
•
Heqja i mbrojtëses F 9
! hiqeni spinën
- për të montuar mbrojtësen, ndiqni rendin e kundërt
150