Dolmar EV-3213 Manual De Instrucciones página 277

Ocultar thumbs Ver también para EV-3213:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 69
Instalimi i grumbulluesit të barit
Tërhiqni deflektorin mbrojtës (10) dhe mbajeni. Fusni
çengelë në grumbulluesin e barit në brazdat e makinerisë.
Heqja e grumbulluesit të barit
Tërhiqni deflektorin mbrojtës (10) dhe mbajeni. Hiqni
grumbulluesin e barit duke lëshuar çengelat nga brazdat
e makinerisë.
Lirues i tensionit të kordonit (Fig. 5)
Liruesi i tensionit të kordonit (2) ndihmon në parandalimin
e ngecjes së kordonit në teh ose rrotë.
Bëni një lak të vogël në fund të kordonit të rrymës dhe
kalojeni përmes hapjes së liruesit të tensionit të kordonit
dhe pastaj vareni në çengel.
Gjithmonë kini parasysh pozicionin e kordonit gjatë
përdorimit. Filloni përdorimin nga pika më e afërt me
ushqyesin e rrymës elektrike për të parandaluar prerjen
aksidentale të kordonit. Rekomandohet të mbani kordonin
mbi supin tuaj gjatë përdorimit.
Heqja ose instalimi i mjetit prerës
KUJDES:
• Mbani doreza mbrojtëse.
• Kini kujdes të veçantë kur
përdorni mjetin prerës. Është
shumë i mprehtë dhe mund të
nxehet gjatë përdorimit.
• Gjithmonë
prerës sipas nevojës së punës
tuaj.
• Para përdorimit sigurohuni se dy
bulonat, të cilat e mbajnë mjetin
prerës në makineri, të jenë
shtrënguar fort. Mos e përdorni
makinerinë nëse ato janë të
liruara ose mungojnë. Nëse
janë të dëmtuara, zëvendësojini
menjëherë.
Heqja e mjetit prerës
1) Heqja e grumbulluesit të barit (11).
2) Hiqni dorezën nga makineria.
3) Vendoseni makinerinë kokëposhtë mbi një sipërfaqe
të sheshtë.
4) Lironi dy bulonat (16). Hiqini ato dhe larësin e sustave.
5) Ngrini pjesën e kushinetës së mjetit prerës (17) dhe
pastaj tërhiqni mjetin prerës (15) nga boshti udhëzues
(18).
përdorni
mjetin
Instalimi i mjetit prerës
1) Futeni mjetin prerës duke rrëshqitur dadon
gjashtëkëndore në folenë e boshtit drejtues.
2) Shtrëngoni pjesën e kushinetës në makineri me
bulona dhe larësit e sustës.
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
PARALAJMËRIM:
• Para se të fusni në prizë
makinerinë,
sigurohuni se makineria është e
fikur. Futja e makinerisë në prizë
me çelësin e ndezur mund të
shkaktojë ndezje të papritur që
çon në lëndim personal të rëndë.
• Kurrë mos e përdorni makinerinë
nëse kablloja e rrymës elektrike
është dëmtuar. Në të kundërt mund
të shkaktojë goditje elektrike.
• Mos e përdorni makinerinë
nëse çelësi nuk e ndez apo fik.
Kërkoni që çelësat defektozë
të zëvendësohen nga qendra e
autorizuar e shërbimit të Dolmar.
Leva ndezëse/ndaluese
Për të ndezur makinerinë, mbani shtypur butonin bllokues
(13) dhe pastaj tërhiqni plotësisht levën ndezëse/
ndaluese (14) dhe mbajeni. Pasi të keni tërhequr levën
ndezëse/ndaluese, nuk ju nevojitet të mbani shtypur
butonin bllokues.
Për të ndaluar makinerinë, thjesht lëshoni levën ndezëse/
ndaluese.
Ndërsa makineria është në përdorim, butoni bllokues (13)
nuk punon edhe nëse e shtypni atë (13) pa dashje.
Përshtatja e lartësisë
Në varësi të gjendjes të barit, përshtatni lartësinë e mjetit
prerës.
Referojuni tabelës më poshtë si tregues i përafërt për
parametrat e thellësisë.
gjithmonë
277
Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido