Skil 0480 Manual Original página 128

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
f) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME
BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të
krijuara në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose
modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
UDHËZIME SPECIFIKE SIGURIE PËR PRERËSET
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika. Mos e
hiqni materialin e prerë ose mos e mbani materialin
që duhet prerë kur thikat janë në lëvizje. Thikat
vazhdojnë të lëvizin edhe pasi çelësi është fikur.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të prerëses së
gardheve mund të shkaktojë lëndime serioze.
b) Mbajeni prerësen e gardheve nga doreza me
thikën të ndaluar, dhe duke bërë kujdes që të mos
aktivizoni asnjë çelës energjie. Mbajtja e mirë e
prerëses së gardheve do të ulë rrezikun e vënies në punë
padashur, dhe të lëndimeve për shkak të thikave.
c) Kur transportoni ose lini prerësen e gardheve,
gjithnjë montoni kapakun e thikës. Trajtimi si duhet
i prerëses së gardheve do të pakësojë rrezikun e
lëndimeve nga thikat.
d) Kur e pastroni materialin e bllokuar ose i bëni
shërbime mjetit, sigurohuni që të gjithë çelësat e
energjisë të jenë të fikur dhe që bateria të jetë hequr
ose të jetë shkëputur. Aktivizimi i papritur i prerëses
së gardheve ndërkohë që pastroni materialet e bllokuara
ose gjatë bërjes së shërbimeve mund të shkaktojë
lëndime serioze.
e) Mbajeni prerësen e gardheve vetëm duke kapur
sipërfaqet e kapjes me dorë, pasi thika mund të
bjerë në kontakt me telat e fshehur. Në rast se thika
bie në kontakt me një tel me korrent, kjo mund të bëjë që
pjesët e ekspozuara metalike të prerëses së gardheve
të marrin korrent dhe t'i shkaktojë goditje elektrike
përdoruesit.
f) Mbajini të gjithë kordonët dhe kabllot e korrentit larg
nga vendi i prerjes. Kordonët ose kabllot e energjisë
mund të jenë të fshehur nëpër gardhe ose shkurre dhe
mund të priten padashur nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e gardheve në kushte të
këqija moti, sidomos kur ekziston rreziku i rrufeve.
Kjo pakëson rrezikun që t'ju godasë rrufeja.
PARA PËRDORIMIT
Ky mjet nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmijët
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore ose me mungesë eksperience dhe
njohurie
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
Mos e lini pajisjen të punojë pa e monitoruar
Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
Mos i prisni shkurret kur janë të lagura
Mos e përdorni asnjëherë mjetin nëse mbrojtësja ka
defekt
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
Para përdorimit, kontrollojeni plotësisht zonën e
prerjes dhe hiqni të gjitha objektet e huaja që mund të
ngatërrohen në thikat prerëse (si gurë, gozhdë, gardhe
me tela, shtylla metalike për bimët)
GJATË PËRDORIMIT
Mbani doreza mbrojtëse, një maskë për pluhurat, rroba të
ngushta dhe këpucë të forta
Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo me sandale
të hapura
Vishni gjithmonë pantallona të gjata dhe mëngë të gjata
kur përdorni këtë pajisje
Mbajini personat e tjerë dhe kafshët në një distancë prej
5 metrash gjatë përdorimit të veglës
Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni
shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqni baterinë
PAS PËRDORIMIT
Mbajeni mjetin brenda në një vend të thatë the të kyçur,
larg fëmijëve
- mbajeni baterinë veçmas nga mjeti
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
128
loading