Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të karikuesit, ushqyesit dhe baterisë dhe ruajeni për referencë në të
ardhmen.
Rrezik
-
Mos e zhytni asnjëherë karikuesin, baterinë apo ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos i shpëlani me ujë rubineti.
Paralajmërim
-
Kontrolloni nëse tensioni i treguar në ushqyes korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidhni karikuesin.
-
Kontrolloni gjithmonë karikuesin, baterinë dhe ushqyesin përpara përdorimit të tyre. Mos përdorni karikuesin, baterinë apo ushqyesin nëse janë
të dëmtuar. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
-
Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë tjetër sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
-
Karikuesi, bateria dhe ushqyesi mund të përdoren nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për përdorimin e karikuesit, baterisë apo ushqyesit në mënyrë të sigurt dhe
nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me karikuesin, baterinë dhe ushqyesin. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Ushqyesi duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit të pluhurave ose mirëmbajtjes të karikuesit, baterisë apo ushqyesit.
-
Hiqeni ushqyesin nga priza nëse nuk do ta përdorni karikuesin për njëfarë kohe.
-
Nëse e ruani baterinë për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të jetë karikuar të paktën 50%.
-
Dërgojini karikuesin, baterinë dhe ushqyesin te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet më ose nëse
shkarkohet shpejt.
-
Karikuesi, bateria dhe ushqyesi janë projektuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Kujdes
-
Gjatë karikimit, karikuesi, bateria dhe ushqyesi janë të nxehtë kur i prekni. Kjo është normale.
-
Mos e vendosni në prizë, hiqni nga priza dhe as mos e përdorni karikuesin, baterinë apo ushqyesin me duar të lagura.
-
Mos e hiqni nga priza spinën nga karikuesi i jashtëm duke tërhequr kordonin. Hiqni gjithmonë nga priza duke tërhequr spinën e energjisë nga
karikuesi dhe përshtatësin nga priza në mur (Fig. 1).
-
Asnjëherë mos përdorni karikues, bateri apo përshtatës nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i rekomandon në mënyrë të posaçme. Nëse
përdorni karikues, bateri ose përshtatës të tillë, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Përdorini karikuesin, baterinë dhe përshtatësin vetëm për qëllimin e tyre të synuar dhe ndiqni udhëzimet e përgjithshme dhe të sigurisë për
bateritë siç përshkruhet në këtë manual. Çfarëdo keqpërdorimi mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie, zjarr dhe rreziqe të tjera ose lëndime.
-
Karikojeni baterinë vetëm me karikuesin dhe ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm ushqyesin 34 V S036-1A340100HE. Në ushqyes mund të gjeni
numrin përkatës të tij.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni baterinë në temperaturë nga 5 °C deri në 35 °C.
-
Mos i ekspozoni karikuesin, baterinë apo përshtatësin ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit ose temperaturave të larta (pranë sobave të nxehta,
në furrat me mikrovalë ose mbi pianurat me induksion). Bateritë mund të shpërthejnë nëse mbinxehen.
-
Nëse bateria mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin ose karikimin e
baterisë dhe kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni karikuesin, baterinë apo përshtatësin në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Kur administroni karikuesin, përshtatësin dhe bateritë sigurohuni që duart tuaja, karikuesi, përshtatësi dhe bateritë të jenë të thata.
-
Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos modifikoni, shponi apo dëmtoni produktet dhe
bateritë dhe mos u shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i ngarkoni bateritë duke ua lidhur kontaktet mbrapsht.
-
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara
se t'i hidhni.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" në vendin tuaj (shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 2).
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Heqja e baterive të rikarikueshme
Hiqni baterinë nga karikuesi, kur të hidhni bateritë apo karikuesin. Para se të hidhni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë shkarkuar plotësisht.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Shqip
25