Makita DX15 Manual De Instrucciones página 59

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 22
PËRDORIMI
Rregullimi i pozicionit të hundëzës së
sistemit të thithjes së pluhurit
Rrëshqitni brenda dhe jashtë udhëzuesin e hundëzës
ndërsa shtypni butonin e rregullimit të udhëzuesit dhe
pastaj lëshojeni butonin në një pozicion të saktë ku
maja qëndron menjëherë pas sipërfaqes së përparme
të hundëzës.
► Fig.5: 1. Udhëzuesi 2. Butoni i rregullimit të
udhëzuesit 3. Majë e puntos 4. Sipërfaqja e
përparme e hundëzës
SHËNIM: Para se të rregulloni pozicionin e hundëzës,
shtypni butonin e rregullimit të udhëzuesit për të
çliruar tensionin në udhëzuesin e hundës dhe për ta
lëshuar të lirë në pozicion plotësisht të hapur.
Rregullimi i thellësive të shpimit
Thellësia e shpimit mund të rregullohet duke ndryshuar
gjatësinë midis butonit të rregullimit të thellësisë dhe
skajit të pasmë të udhëzuesit të hundëzës. Shtypni dhe
mbani butonin e rregullimit të thellësisë dhe rrëshqiteni
në pozicionin e dëshiruar.
► Fig.6: 1. Butoni i rregullimit të thellësisë
2. Udhëzuesi i hundëzës 3. Thellësitë e
shpimit
Shkundja e pluhurit në filtër
KUJDES:
Mos e rrotulloni diskun në kutinë e
pluhurit ndërkohë që pluhuri hiqet nga sistemi i
grumbullimit të pluhurit. Duke vepruar kështu mund
të shkaktohet thithje të pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Gjithmonë fikeni veglën kur
rrotulloni diskun në kutinë e pluhurit. Rrotullimi i
diskut gjatë kohës që vegla është në punë mund të
rezultojë në humbje të kontrollit të veglës.
► Fig.7: 1. Kutia e pluhurit 2. Disku
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Sigurohuni që kur të flakni pluhurin
të mbani veshur maskë kundër pluhurit.
KUJDES:
Zbrazeni kutinë e pluhurit
rregullisht përpara se kutia e pluhurit të
mbushet plot. Nëse nuk veproni kështu, mund të
ulet rendimenti i thithjes së pluhurit dhe mund të
shkaktohet thithje e pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Rendimenti i thithjes së pluhurit
ulet nëse filtri në kutinë e pluhurit bllokohet. Si
udhëzim, zëvendësojeni filtrin me një të ri pas
rreth 200 herësh mbushjeje me pluhur. Në të
kundërt mund të shkaktohet thithje të pluhurit me
frymëmarrje.
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit duke shtypur levën e
kapjes së kutisë së pluhurit.
► Fig.8: 1. Leva kapëse
2.
Ngrini veshin e sigurimit disi për jashtë dhe hapni
kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.9: 1. Kapaku i kutisë së pluhurit 2. Veshi i
sigurimit
3.
Hidheni pluhurin dhe më pas pastroni filtrin.
► Fig.10
VINI RE:
Kur pastroni filtrin, goditni lehtë me
dorë kutinë e filtrit për të hequr pluhurat. Mos
goditni drejtpërdrejt filtrin; mos e prekni filtrin me
furçë ose diçka të ngjashme dhe mos fryni ajër të
ngjeshur mbi filtër. Ky veprim mund ta dëmtojë
filtrin.
MIRËMBAJTJA
Zëvendësimi i filtrit të kutisë së
pluhurit
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit duke shtypur levën e
kapjes së kutisë së pluhurit.
► Fig.11: 1. Leva kapëse
2.
Ngrini veshin e sigurimit disi për jashtë dhe hapni
kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.12: 1. Kapaku i kutisë së pluhurit 2. Veshi i
sigurimit
3.
Futni një kaçavidë të drejtë midis kutisë së filtrit
dhe kapakut të kutisë së pluhurit siç tregohet në figurë.
Shtypni muret anësore të kutisë së filtrit për brenda, dhe
ngrini kutinë e filtrit duke përdorur kaçavidën e drejtë.
► Fig.13: 1. Kaçavida e sheshtë 2. Kutia e filtrit
3. Kapaku i kutisë së pluhurit
4.
Shtyjeni filtrin jashtë kutisë së filtrit siç tregohet në
figurë.
► Fig.14: 1. Filtri 2. Kutia e filtrit
5.
Vendosni një filtër të ri në kutinë e filtrit. Vendosni
kutinë e filtrit përsëri në pjesën e dalë të udhëzuese të
drejtimit të kutisë së filtrit me kanalin në kutinë e filtrit.
► Fig.15: 1. Pjesa e dalë udhëzuese 2. Kanali
6.
Mbyllni kapakun e kutisë së filtrit dhe pastaj
rimontojeni kutinë e filtrit në sistemin e grumbullimit të
pluhurit.
59 SHQIP
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

199588-6

Tabla de contenido