Hansgrohe Crometta E 240 1jet Showerpipe Reno EcoSmart 27289000 Instrucciones De Montaje página 29

Ocultar thumbs Ver también para Crometta E 240 1jet Showerpipe Reno EcoSmart 27289000:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 6
Udhëzime sigurie
• Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë procesit të montimit
duhet që të vishni doreza.
• Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për mbajtjen e kokës së dushit
dhe nuk duhet që të rëndohet me objekte të tjera!
• Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
• Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit (p.sh. me sytë) duhet
që të shmanget. Midis dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
• Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet të montohet një dorezë
mbajtëse e veçantë
• Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
• Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të kontrollohen
sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Përmasat e montimit të cekura në udhëzimin teknik të montimit janë ideale për
persona me gjatësi afro 1800 mm (180 cm) dhe eventualisht duhen përshtatur.
Këtu duhet pasur parasysh që me ndryshimin e lartësisë së montimit, ndryshon
edhe lartësia e cekur minimale si dhe ndryshimi i përmasave të lidhjeve.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh që
sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të montimit
(nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që struktura e murit
është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk paraqet asnjë pikë të
dobët.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet përdorur për të evituar thithjen e
papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale
të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
• Nëse është e nevojshme, tubi midis rubinetit dhe kokës së dushit mund të
shkurtohet në pjesën e poshtme me një sharrë të imët.
• Dushi duhet të jetë i lidhur/montuar vetëm pas një ventili (valvule) bllokuese ose
pajisjese sanitare.
Shqip
Montimi shih faqen 32
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Dezinfektim Termik:
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Mirëmbajtja (shih faqen 35)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt duhen kontrolluar rregullisht
në bazë të normave DIN EN 1717 konform normave nacionale dhe
regjionale (DIN 1988 një herë në vit).
Përmasat (shih faqen 36)
Diagrami i qarkullimit (shih faqen 36)
Spërkatësja e dorës
Spërkatësja për kokën
Përdorimi (shih faqen 31)
Për të zbrazur kreun e dushit/rubinetes, pas përdorimit vendoseni lehtë
anash.
Pastrimi (shih faqen 34) dhe broshura bashkëngjitur
Pjesët e servisit (shih faqen 38)
Pajisje të posaçme (nuk përfshihet në vëllimin e
furnizimit)
Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit #95239000 (shih faqen 38)
maks. 1 MPa
0,12 - 0,5 MPa
1,6 MPa
maks. 60°C
maks. 70°C / 4 min
29
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Crometta s 240 1jet showerpipe reno ecosmart 27270000

Tabla de contenido