f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
UDHËZIME SIGURIE PËR SHARRAT PA KABËLL
•
Mbajeni mjetin e punës duke kapur sipërfaqet e
izoluara të prekjes kur bëni një punë aty ku aksesori
i prerjes mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur
(aksesorët e prerjes që bien në kontakt me një tel me
korrent mund të ekspozojnë pjesët metalike të mjetit
të punës në korrent dhe mund t'i japin përdoruesit një
goditje elektrike)
•
Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për
të siguruar dhe mbështetur materialin e punës në
një platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit
me duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të
mbetet i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje
të kontrollit)
TË PËRGJITHSHME
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
•
Mbani syze mbrojtëse kur punoni me materiale që
krijojnë ashkla
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
•
materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
PARA PËRDORIMIT
•
Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
•
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
GJATË PËRDORIMIT
•
Mbajini duart larg nga thika e sharrës kur pajisja është
në përdorim
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
PAS PËRDORIMIT
•
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
BATERIVE
•
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
•
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*21**** / BR1*27****
- Karikues SKIL: CR1*21**** / CR1*27****
•
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
•
Mos e çmontoni baterinë
•
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
•
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORIMI
•
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
•
Heqja/instalimi i baterisë 2
•
Treguesi i nivelit të baterisë 7
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë H për të
treguar nivelin aktual të baterisë 7 a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin H 7 b, bateria
është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2 të treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin H 7 c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
•
Drita LED t
Drita LED D ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin e
ndezjes/fikjes
! kur drita LED fillon të pulsojë, kjo do të thotë se
është aktivizuar mbrojtja e baterisë (shiko më
poshtë)
•
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës nga -20 në +50°C -->
119