• Përdorni dorezë(a) ndihmëse, nëse është e
përfshirë me pajisjen (humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale)
• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
• Mbajeni kordonin gjithmonë larg nga pjesët lëvizëse të
pajisjes
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
• Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse J 5 dhe mbani një pozicionim të
sigurt
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
4 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 6
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 7
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 8
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës B 5 shpejtësia maksimale mund të
rregullohet gradualisht nga minimumi deri në maksimum
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 0
- kur nuk është e vendosur si duhet në pozicionin e
majtë/djathtë, çelësi A nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Zgjedhja e modalitetit të veprimit !
- shtypni butonin F për të zhbllokuar çelësin E
- rrotulloni çelësin E në modalitetin e dëshiruar të
funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje
! filloni të punoni vetëm kur çelësi E të jetë i
bllokuar
1 = shpim normal/vidhosje
2 = shpim me goditje
3 = gërryerje me daltë rrotulluese
4 = gërryerje me daltë fikse
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- rezultatet më të mira të shpimit me goditje çekiçi mund
t'i arrini me vetëm pak shtypje mbi pajisje; rendimenti i
shpimit nuk do të rritet duke ushtruar më shumë trysni
mbi pajisje
• Gërryerje me daltën rrotulluese @
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- zgjidhni modalitetin e daltës rrotulluese
• Gërryerje me daltën fikse #
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- zgjidhni modalitetin e daltës rrotulluese
- vendoseni daltën në pozicionin që dëshironi
- zgjidhni modalitetin e daltës fikse
• Ndërrimi i puntove $
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese G dhe futni aksesorin në
mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri sa
të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht në
pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese G
! aksesori SDS+ kërkon liri veprimi gjë që shkakton
rrotullim jashtë qendrës kur pajisja është pa
ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet
automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në
saktësinë e shpimit
! mos përdorni punto/dalta me bosht të dëmtuar
Për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për
vidhosje, përdorni përshtatës H %
- pastroni dhe lubrifikoni pak përshtatësin para lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese G dhe futni përshtatësin
në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri
sa të vendoset; përshtatësi do të bllokohet
automakisht në pozicionin përkatës
- tërhiqeni përshtatësin për të kontrolluar nëse është
bllokuar si duhet
- vendoseni çelësin E 5 në shpim normal (aktivizojeni
vetëm kur pajisja të jetë e fikur dhe spina e hequr)
• Freksioni i sigurisë
Nëse aksesori bllokohet, shtytja në bosht do të ndërpritet
(duke shkaktuar një zhurmë kërcitëse)
- fikni menjëherë pajisjen
- hiqni aksesorin e bllokuar
- ndizni përsëri pajisjen
• Rregullimi i thellësisë së shpimit ^
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës &
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse J (mund të
rregullohet sipas ilustrimit)
- mbajini të hapura të çarat e ajrimit
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni puntot e duhura *
! përdorni vetëm punto/dalta të mprehta
• Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
109