- montoni qesen e pluhurave B duke e rrëshqitur përsëri
deri sa kërcasë e të zërë vend
- për të përdorur fshesën me korrent, hiqni qesen e
pluhurave B dhe montoni fshesën me korrent te lidhja D
! mos përdorni qesen e pluhurave/fshesën me
korrent kur smeriloni metale
•
Kontrolli i shpejtësisë (7348)
Për rezultate optimale smerilimi në materiale të
ndryshme
- me anë të rrotës E 2 mund të vendosësh shpejtësinë
e dëshiruar të smerilimit
- rregulloni shpejtësinë sipas ashpërsisë së letrës së
përdorur
- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën
optimale duke provuar në materiale rezervë
•
Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit F 2 të pambuluara
•
Smerilimi
- sasia e materialit të hequr përcaktohet nga zgjedhja
e fletës së smerilimit, shpejtësisë të zgjedhur
paraprakisht për smerilimin dhe trysnisë që ushtrohet
! rritja e trysnisë së smerilimit nuk sjell një rritje të
kapacitetit të smerilimit, por një rritje në konsumin
e pajisjes dhe të fletës së smerilimit
! mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për
dru dhe për metale
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
•
Lëvizeni pajisjen me lëvizje të drejta në drejtimin e fibrës
- për smerilimin e sipërfaqeve të drurit të zhveshur
- për lustrim ekstra të imët
•
Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
•
Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
- për heqjen e bojës dhe për smerilimin e drurit shumë të
ashpër, përdorni nivele të ashpra të aftësisë gërryese
(40, 60)
- për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë,
përdorni nivele mesatare të aftësisë gërryese (80, 100,
120)
- për zbutjen e drurit ose të sipërfaqeve me bojë të vjetër,
si dhe për lustër në dru të thjeshtë, përdorni nivele për
aftësi gërryese të imët (180, 240, 320)
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
•
Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur
sipërfaqja e punës është e ashpër:
- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose
mesatare
- lustroni me aftësi gërryese të imët
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
•
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes F 2 )
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
•
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 5 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
•
E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 85 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 96 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 7,9 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
•
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
93