Makita CV100D Manual De Instrucciones página 110

Chaleco electrotérmico
Ocultar thumbs Ver también para CV100D:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 28
që paraqiten. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi
nuk duhet të kryhet nga fëmijë
pa mbikëqyrje.
• Jo për tregun evropian: Kjo
pajisje nuk është prodhuar për
t'u përdorur nga persona
(përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë
përvoje dhe njohurish, nëse nuk
mbikëqyren ose udhëzohen në
lidhje me përdorimin e pajisjes
nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se
nuk luajnë me pajisjen.
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha paralajmërimet për sigurinë dhe të
gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe
udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr
dhe/ose lëndim të rëndë.
Përdorimi i synuar
Jeleku me ngrohje është synuar për ngrohjen e trupit në
ambiente të ftohta.
Paralajmërime të përgjithshme për
sigurinë
• Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara ose të
ndjeshëm ndaj nxehtësisë, për shembull një person me
qarkullim të dobët gjaku, nuk duhet ta përdorin jelekun.
• Mos e përdorni jelekun për qëllime të ndryshme nga ai i
synuar.
• Mos e përdorni asnjëherë jelekun kur pjesa e
brendshme është e lagur.
• Mos e mbani jelekun në kontakt të drejtpërdrejtë me
lëkurën.
• Nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë, fikeni jelekun dhe
hiqni menjëherë mbajtësen e baterisë.
• Mos lejoni që kablloja elektrike të shtypet. Kablloja e
dëmtuar mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Nëse ndodh ndonjë anomali, kontaktoni qendrën lokale
të shërbimit për riparim.
• Mos përdorni paramana ose objekte të ngjashme. Telat
e brendshëm elektrikë mund të dëmtohen.
• Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën e emrit.
Nëse ato bëhen të palexueshme ose humbin,
kontaktoni qendrën lokale të shërbimit për riparim.
• Zgjidhni cilësimet e përshtatshme të temperaturës, në
përputhje me mjedisin e përdorimit për përdorim të
vazhdueshëm.
110
• Kutia e baterisë, bateria dhe bashkuesit nuk duhet të
lejohen të lagen gjatë larjes dhe tharjes.
• Pajisja nuk duhet përdorur nga fëmijët e vegjël, përveç
rastit kur komandat janë caktuar paraprakisht nga një
prind ose kujdestar, ose përveç rastit kur fëmija është
udhëzuar siç duhet për mënyrën e përdorimit të sigurt
të komandave.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e
termoplegjisë, hiqeni veshjen kur lëvizni në një mjedis që
ka temperaturë shumë më të lartë.
BËNI KUJDES: Kontrolloni me kujdes shenjën
pjesën e brendshme të veshjes. Mos vendosni paramana
nga brenda ose jashtë veshjes.
Larja
• Gjatë larjes së jelekut, ndiqni udhëzimet në etiketën e
kujdesit në jelek.
• Përpara pastrimit të jelekut, hiqni mbajtësen e baterisë
dhe kutinë e baterisë, më pas vendosni kabllon
elektrike në xhepin e mbajtëses së baterisë dhe mbyllni
kapakun.
Siguria në zonën e punës
• Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Zonat e çrregullta dhe të errëta rrisin rrezikun e
aksidenteve.
Siguria elektrike
• Mos e ekspozoni jelekun ndaj shiut ose kushteve me
lagështirë.
Uji që hyn në jelek mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
• Mos e keqpërdorni kordonin. Mos e përdorni asnjëherë
kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr ose për ta
hequr jelekun nga priza. Mbajeni kordonin larg
nxehtësisë, vajit dhe anëve të mprehta.
• Mos e prekni kordonin dhe baterinë me duar të lagura
ose të vajosura.
• Mos e përdorni asnjëherë xhaketën kur kordoni ose
spina është dëmtuar.
• Përdorni gjithmonë mbajtësen e baterisë që
specifikohet nga "Makita".
• Mos lini asnjë kordon të shkëputur ndërkohë që ka
furnizim me energji të baterisë. Fëmijët e vegjël mund
ta fusin në gojë spinën me energji dhe të lëndohen.
• Mos e lidhni burimin e energjisë me folenë USB.
Përndryshe ka rrezik zjarri. Foleja USB është menduar
vetëm për ngarkimin e pajisjes me tension më të ulët.
Vendoseni gjithmonë kapakun mbi folenë USB kur nuk
ngarkoni pajisjen me tension më të ulët.
• Mos futni gozhdë, tel etj. në folenë USB të furnizimit
me energji. Përndryshe qarku i lidhjes së shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
Siguria vetjake
• Jini të vëmendshëm, kini kujdes se çfarë bëni dhe
veproni me mend gjatë përdorimit të jelekut. Mos e
përdorni jelekun kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e
drogave, të alkoolit ose të medikamenteve. Një
moment pakujdesie gjatë përdorimit të jelekut mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Dcv200

Tabla de contenido