maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. Disku
mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa
nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.
g) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e
diskut.
h) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje "xhep" në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
4) ParalaJMËriMEt E SiGUriSË SPECiFiKE PËr
VEPriMEt E FËrKiMit
a) Kini parasysh se fije të ashpra teli bien nga furça
edhe gjatë veprimeve të zakonshme. Mos i sforconi
telat duke ushtruar shumë ngarkesë te furça. Fijet e
telit mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose
lëkurë.
b) lërini furçat që të punojnë me shpejtësinë e
përdorimit për të paktën një minutë para se t'i
përdorni. Gjatë kësaj kohe askush nuk duhet të
qëndrojë para ose në drejtimin e furçës. Gjatë
periudhës së punës do të hidhen qimet ose telat e
liruar.
c) Drejtoni shkarkimin e furçës rrotulluese me tel larg
nga vetja. Pjesë të vogla dhe fragmente të vogla të
telave mund të hidhen me një shpejtësi të lartë gjatë
përdorimit të këtyre furçave dhe mund të ngulen në
lëkurë.
tË PËrGJitHSHME
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për veprime pa përdorimin e
ujit
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
aKSESorËt
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetë aksesorët e rekomanduar nga SKIL
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Mos përdorni aksesorë të dëmtuar, të deformuar ose me
dridhje
• Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/
prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet
• Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
• Mos përdorni kurrë disqe mprehëse mbi 38 mm (1 1/2") Ø
• Mos përdorni punto shpimi mbi 3,2 mm (1 8/4") Ø
• Mos përdorni kurrë një disk prerëse për mprehje
anësore
• Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrimë të madhe
Para PËrDoriMit
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Mbani syze mbrojtëse dhe mbrojtëse për dëgjimin 4,
doreza mbrojtëse dhe këpucë të ashpra; kur është e
nevojshme, mbani gjithashtu edhe një përparëse
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Sigurohuni që madhësia e tubit të përputhet me
madhësinë e boshtit të aksesorit
• Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në
prizë
GJatË PËrDoriMit
• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Mos përdorni kurrë bllokimin e boshtit kur pajisja
është në punë (dëmtimi për shkak të një manovrimi të
papërshtatshëm do t'ju përjashtojë nga garancia)
• Mbajini duart larg nga aksesorët rrotulluesë
• Kur mprihni metale do të krijohen shkëndija; mbajini
personat e tjerë dhe materialet e djegshme larg nga zonë
e punës
• Mbajini vrimat e ajrosjes të pambuluara gjatë punës
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PaS PËrDoriMit
• Aksesori do të vazhdojë të rrotullohet për pak kohë pasi
pajisja të jetë fikur
• Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
153