Skil 1116 Manual Original página 152

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 48
k) Mbajeni gjithmonë pajisjen fort në duar gjatë fillimit.
Forca rrotulluese reaguese e motorit, kur arrin në
shpejtësi të plotë, mund të shkaktojë dredhjen e pajisjes.
l) Përdorni kllapa për të mbështetur materialin e
punës sa herë që është praktike. Mos mbani kurrë
një material të vogë në një dorë dhe pajisjen në
dorën tjetër kur është në punë. Kapja e një materiali të
vogël ju lejon që të përdorni të dyja duart për të
kontrolluar pajisjen. Materialet e rrumbullakëta si shufrat,
gypat ose tubat kanë tendencën që të rrotullohen kur
priten dhe mund të bëjnë që puntoja të përkulet ose të
kërcejë drejt jush.
m) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
n) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës
të dalë nga kontrolli.
o) Pas ndërrimit të puntove dhe përfundimit të çdo
rregullimi, sigurohuni që dadoja tub, mandrina ose
çdo pajisje tjetër për rregullimin të jenë të
shtrënguara mirë. Pajisjet rregulluese të liruara mund të
zhvendosen papritur duke shkaktuar humbje të kontrollit
dhe pjesët rrotulluese të liruara mund të fluturojnë me
forcë.
p) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
q) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
r) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.
s) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
2) GoDitJa E KtHiMit DHE ParalaJMËriMEt
PËrKatËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur nga kapja ose
ngecja e një disku rrotullues, shiriti smerilues, furçe ose
çdo aksesori tjetër. Kapja ose ngecja shkakton ndalimin
e shpejtë të aksesorit rrotullues që si rezultat bë që vegla
e punës jashtë kontrollit të lëvizë me forcë në drejtimin e
kundërt me rrotullimin e aksesorit në pikën e bllokimit.
• Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të
ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose
larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së
rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a) ruani një kapje të sigurtë të veglës së punës dhe
pozicionojeni trupin dhe krahun që t'ju lejojnë t'u
rezistoni forcave të goditjes së kthimit.Përdoruesi
mund t'i kontrollojë forcat e goditjes së kthimit në rast se
merren masat paraprake të duhura.
b) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
c) Mos vendosni një lamë sharre me dhëmbë të. Lamat
e tilla krijojnë goditje kthimi të shpeshta dhe humbje të
kontrollit.
d) Futeni gjithmonë punton në material në të njëjtin
drejtim siç del ana e prerjes nga materiali (që është i
njëjti drejtim me hedhjen e ashklave). Përdorimi i
pajisjes në drejtimin e gabuar bë që ana prerëse e puntos
të ngjitet nga materiali dhe të tërheqë pajisjen në
drejtimin e punës.
e) Kur përdorni disqe prerëse, sigurojeni gjithmonë
materialin me kllapa. Këto disqe do të ngecin nëse
përkulen pak në kanal dhe mund të shkaktojnë goditje të
kthimit. Kur ngec një disk prerës, disku zakonisht do të
thyhet. Kur limë rrotullues, prerësja me shpejtësi të lartë
ose prerësja e karbitit me tungsten ngecin, ato mund të
kërcejnë nga kanali dhe mund të humbisni kontrolin e
pajisjes.
3) ParalaJMËriMEt E SiGUriSË SPECiFiKE PËr
VEPriMEt E MPrEHJES DHE tË PrErJES
a) Përdorni vetë llojet e disqeve që rekomandohen për
veglën tuaj të punës dhe vetëm për veprimet e
rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me anën e
një disku për prerje. Disqet gërryese për prerje janë të
projektuara për mprehje periferike; forcat anësore që
veprojnë në këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e
tyre.
b) Për kone dhe tapa gërryese me fileto përdorni vetë
mandrina të padëmtuara të diskut me një fllanxhë
anësore të paliruar me madhësi dhe gjatësi të saktë.
Mandrinat e sakta do të zvogëlojnë mundësinë e
thyerjes.
c) Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni
forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me
thellësi mjaft të madhe. Sforcimi i diskut rrit ngarkesën
dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut
brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit
ose të thyerjes së diskut.
d) Mos e vendosni dorën në një drejtim dhe prapa
diskut rrotullues. Kur disku, në pikën e veprimit, është
duke u larguar nga dora juaj, një goditje kthimi e
mundshme do të lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e
punës direkt te ju.
e) Kur disku ngec ose kapet ose kur ndërprisni prerjen
për një arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe
mbajeni veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e
prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast
të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi.
Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.
f) Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e
punës. lëreni diskun të arrijë shpejtësinë
152
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido