Schellenberg STA Slide 400 Manual De Instrucciones página 109

Ocultar thumbs Ver también para STA Slide 400:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
SIGURIA DHE UDHËZIMET
Udhëzim i rëndësishëm për sigurinë:
Punimet në linjën tuaj elektrike dhe si rezultat të gjitha punimet e lidhjeve përkatëse duhet të kryhen me çdo kusht
nga një specialist elektricist.
FUSHAT E PËRDORIMIT / PËRDORIMI
PËR DYERT ME PËRDORIM PRIVAT
– Rezervohet e drejta e ndryshimeve teknike, e diferencave nga fi gurat dhe e gabimeve në printim.
– Funksionimi i mekanizmit mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si p.sh. rrethanat specifi ke të montimit në vend. Nga
të dhënat teknike nuk mund të lindë asnjë pretendim, sepse ato mund të jenë të ndryshme për çdo rast të veçantë.
RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR SIGURINË / UDHËZIME SIGURIE PËR INSTALUESIN
– KUJDES! Për të garantuar sigurinë e personave duhet që përpara se të fi llohet me instalimin e produktit të lexohet me kuj-
des i gjithë manuali. Instalimi i pasaktë ose përdorimi i gabuar i produktit mund të çojë në lëndime të rënda të personave.
– Të gjitha materialet e paketimit (qeset plastike, polisteroli, kartoni) nuk duhen ruajtur në vende ku arrihen nga fëmijët, sepse
ato përbëjnë një burim të mundshëm rreziku.
– Manuali duhet ruajtur me kujdes në mënyrë që të mund t'i referoheni edhe në të ardhmen.
– Ky produkt është projektuar dhe prodhuar ekskluzivisht vetëm për përdorimin e përshkruar në këtë dokumentacion. Çdo
përdorim tjetër që nuk është i shprehur qartë, mund të ndikojë në integritetin e produktit dhe/ose mund të përbëjë një burim
të mundshëm rreziku.
– Firma Schellenberg nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet, të cilat shkaktohen nga përdorimi i pasaktë ose nga përdorimi
në kundërshtim me qëllimin e përdorimit të mekanizmit.
– Pajisja nuk lejohet të instalohet në mjedise me rrezik shpërthimi - prania e gazeve ose e avujve të ndezshëm përbën një
rrezik të konsiderueshëm për sigurinë.
– Pjesët mekanike të montimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e standardeve EN 12604 dhe EN 12605.
– Në shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, për garantimin e nivelit të duhur të sigurisë duhen ndjekur përveç rre-
gullave ligjore kombëtare për këtë qëllim, edhe standardet e përmendura më lart.
– Firma Schellenberg nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi në rast të realizimeve jo të saktë në prodhimin e pajisjeve mbyllëse
që do të vihen në lëvizje nga mekanizmi, si për deformimet që mund të shfaqen gjatë funksionimit.
– Instalimi duhet të kryhet duke ndjekur standardet EN 12453 dhe EN 12445. Cilësimi i forcës së sistemit automatik duhet
të përputhet me derën. Nëpërmjet një pajisjeje të integruar për sigurinë, mekanizimi ofron mbrojtje kundër shtypjes, e cila
përbëhet nga njësi kontrolli e momentit të rrotullimit. Në çdo rast është e nevojshme që njësia e kontrollit e momentit të
rrotullimit të përshtatet me derën.
– Pas hasjes me një pengesë, mekanizmi rrotullohet në drejtimin e kundërt.
– Në fabrikë është programuar niveli 4 i cilësimit të forcës.
– Pajisjet e sigurisë (standardi EN 12978) bëjnë të mundur mbrojtjen në zonat e mundshme të rrezikut nga rreziqet e lëvizjeve
mekanike, si për shembull shtypja, tërheqja zvarrë ose lëndimet me prerje. Gjatë programimit të cilësimit të forcës, ndërp-
rerja e emergjencës nuk është aktive.
– Përpara realizimit të çdo ndërhyrjeje në pajisje duhet shkëputur patjetër ushqimi elektrik.
– Për çdo pajisje rekomandohet përdorimi i të paktën një drite sinjalizuese dhe i një barriere fotoelektrike.
– Firma Schellenberg hedh poshtë çdo përgjegjësi lidhur me sigurinë dhe funksionimin pa probleme të mekanizmit për sa
kohë në pajisje janë përdorur pjesë përbërëse që nuk janë furnizuar nga fi rma Schellenberg.
– Ndalohet kryerja e ndryshimeve në pjesët përbërëse që janë pjesë e sistemit të mekanizmit të transmisionit.
– Instaluesi duhet t'i japë përdoruesit të sistemit të gjitha informacionet lidhur me përdorimin manual të sistemit në raste
emergjence, si dhe t'i dorëzojë këtë manual montimi që jepet bashkë me produktin.
– Nuk lejohet që fëmijët ose të rriturit të qëndrojnë shumë pranë sistemit të derës ndërkohë që mekanizmi i transmisionit
është në funksionim.
– Pultet e komandimit dhe të gjithë transmetuesit e tjerë të impulseve duhen mbajtur në një vend ku nuk arrihen nga fëmijët,
për të shmangur një aktivizim aksidental të mekanizmit të transmisionit.
– Kalimi në këmbë ose kalimi me makinë midis kanateve që hapen lejohet të bëhet vetëm kur dera është plotësisht e hapur.
– Përdoruesi nuk duhet të bëjë vetë asnjë riparim ose ndërhyrje direkte në sistemin e komandimit, por përkundrazi duhet t'i
drejtohet ekskluzivisht një tekniku specialist të kualifi kuar.
– Bateritë e konsumuara nuk duhen hedhur në mbeturinat e shtëpisë! Në dyqane të ndryshme ka në dispozicion kuti për mbledhjen e tyre.
– Ndalohen të gjitha metodat dhe procedurat, të cilat nuk janë të shprehura qartë në këtë manual.
109
loading

Este manual también es adecuado para:

60804