Udhëzimet E Sigurisë Për Përdorimin; Udhëzimet E Sigurisë Për Mirëmbajtjen, Riparimin Dhe Pastrimin; Kushtet E Garancisë - Schellenberg DRIVE Action Manual De Instrucciones

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 41
Për sigurinë tuaj shtesë përdorni një sensor fotoelektrik opsional (kodi i artikullit: 60030/60031) dhe kontrolloni
rregullisht kthimin automatik të sigurisë�
Pas rrugës së mësimit duhet kontrolluar pajisja e sigurisë (identifikimi i pengesave me çaktivizimin e forcës,
sensori fotoelektrik).
Kompania Alfred Schellenberg GmbH ndalon vënien në punë të produktit përfundimtar ose të një kombinimi
derisa konformiteti i produktit përfundimtar ose i kombinimit midis motorit të portës së garazhit dhe portës së
garazhit të jetë përcaktuar në bazë të normave, specifikimeve ose rregulloreve në fuqi për këtë qëllim. Në rast
dyshimi, për këtë qëllim duhet ngarkuar një kompani montimi e specializuar�
UDHËZIMET E SIGURISË PËR PËRDORIMIN
Një sistem sigurie për pengesat që nuk funksionon siç duhet mund të shkaktojë dëme materiale, lëndime serioze
ose madje edhe vdekje�
Sigurohuni që porta e garazhit është e hapur plotësisht dhe gjendet në pozicion ndalimi përpara se të hyni ose të
dilni nga garazhi�
Sigurohuni që porta e garazhit është e mbyllur plotësisht pas ikjes nga garazhi�
Gjatë përdorimit të zhbllokimit të emergjencës mbani parasysh se porta e hapur e garazhit mund të bjerë papritur
poshtë për shkak të sustave të dobëta ose të këputura�
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me motorin e portës së garazhit, duke përfshirë edhe pultet e komandimit� Mbani
pultet e komandimit larg fëmijëve�
Vëzhgoni portën që lëviz� Personat nuk duhet të qëndrojnë në zonën e rrezikut të portës së garazhit, derisa
porta të jetë e hapur ose të jetë mbyllur plotësisht�
Vini në lëvizje motorin e portës së garazhit vetëm në zonën e shikimit vetëm atëherë kur ai disponon një pajisje
sigurie�
Mos qëndroni kurrë nën portën e hapur�
Mos i futni kurrë duart në shinat udhëzuese gjatë lëvizjes së portës�
Mos lidhni kurrë tensionin e rrjetit (230 V / 50 Hz) në terminalin e lidhjes së motorit të portës së garazhit.
Kur pulti i komandimit mbahet në xhep ose në çantë, është e mundur që të ndodhë një aktivizim i gabuar dhe i
padëshiruar i pultit të komandimit dhe për rrjedhojë një lëvizje e padëshiruare e portës�
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MIRËMBAJTJEN, RIPARIMIN DHE PASTRIMIN
Gjatë kohës së pastrimit, mirëmbajtjes dhe gjatë ndërrimit të pjesëve
motori i portës së garazhit duhet të ndahet nga rrjeti elektrik�
Kontrolloni rregullisht sistemin. Veçanërisht duhen kontrolluar kabllot, sustat dhe mbajtësit për shenja konsumimi, dëmtimi
ose mosbalancimi� Mos e përdorni motorin e portës së garazhit nëse është i nevojshëm një riparim ose ndryshim i
cilësimeve�
Fëmijëve nuk u lejohet të bëjnë pastrim ose riparim në motorin e portës së garazhit, kur nuk mbikëqyren�
Një përshtatje e nevojshme e mundur duhet kryer vetëm nga një person i specializuar�
Kontrolloni çdo muaj funksionin e zhbllokimit të emergjencës.
Në rast defekti duhet ngarkuar menjëherë një person i specializuar për kontrollin/riparimin�
Në rastin e një defekti të kabllos së lidhjes së rrjetit elektrik ky duhet zëvendësuar nga një elektricist i kualifikuar.
KUSHTET E GARANCISË
Ne garantojmë që produktet tona nuk kanë defekte materiale dhe nga prodhimi� Garancia nuk përfshin
dëmet që shkaktohen nga:
konsumimi normal i kushtëzuar nga përdorimi
montimi, lidhja, përdorimi ose trajtimi i gabuar
forca e madhe ose nga ndikime të tjera të jashtme
mirëmbajtja dhe riparimi i pasaktë nga palë të treta
ndryshimet teknike nga palët e treta
164

Hide quick links:

loading

Este manual también es adecuado para:

6092060525