Makita UR3500 Manual De Instrucciones página 161

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 43
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
PARALAJMËRIM!
paralajmërimet
dhe
Moszbatimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund
të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për referencë në të ardhmen.
1. Pajisja mund të përdoret nga fëmijët e moshës
nga 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi fizike,
ndijore ose mendore të kufizuara ose me
mungesë eksperience dhe njohurie nëse kanë
mbikëqyrje ose u jepen udhëzime të nevojshme
në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të
sigurt dhe kuptojnë rreziqet e përfshira.
2. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
3. Familjarizohuni me kontrollimin dhe përdorimin
e duhur të pajisjes.
4. Paralajmërim.
Tehet
rrotullohen pasi motori fiket.
5. Kurrë mos lejoni përdorimin e makinerisë
nga fëmijët ose personat e pafamiljarizuar me
përdorimin e saj.
6. Ndaloni përdorimin e makinerisë kur në afërsi
ndodhen njerëz, veçanërisht fëmijë ose kafshë.
7. Përdoreni makinerinë vetëm nën dritën e diellit
ose në ndriçim artificial të mirë.
8. Para përdorimit të makinerisë dhe pas çdo
përplasjeje, kontrolloni për shenja konsumimi
ose dëmtimi dhe riparojeni sipas nevojës.
9. Kujdesuni ndaj lëndimeve nga pjesët e montuara
për prerjen e gjatësisë së fillit. Pasi të keni
zgjatur fillin e ri të prerësit, gjithmonë rikthejeni
makinerinë në pozicionin normal të përdorimit
para ndezjes.
10. Kurrë mos zëvendësoni tehet prerëse jo-
metalike me tehet prerëse metalike.
11. Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona
(përfshirë edhe fëmijë) me aftësi fizike, ndijore
ose mendore të kufizuara apo nga persona
me mungesë eksperience dhe njohurie, nëse
nuk kanë mbikëqyrje ose u jepen udhëzime në
lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të
kenë mbikëqyrje për të garantuar se nuk luajnë
me pajisjen.
12. Përdoreni veglën me kujdesin dhe vëmendjen
maksimale.
13. Përdoreni veglën vetëm nëse jeni në gjendje
fizike të mirë. Kryeni të gjitha punët me qetësi
dhe kujdes. Përdorni gjykimin e shëndoshë
dhe kini parasysh se operatori ose përdoruesi
është përgjegjës për aksidente ose rreziqe që u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
14. Kurrë mos e përdorni veglën nëse ndiheni i
lodhur, i sëmurë ose nën ndikimin e alkoolit apo
lëndëve narkotike.
15. Vegla duhet të fiket menjëherë nëse shfaq
shenja të pazakonshme gjatë funksionimit.
16. Stakojeni
makinerinë
elektrike para se ta kontrolloni, pastroni ose
kryeni riparime të makinerisë edhe nëse nuk
është në përdorim.
17. Kurrë mos përdorni pjesë zëvendësuese ose
shtesë që nuk jepen ose rekomandohen nga
kompania prodhuese.
Lexoni
gjitha
udhëzimet
e
sigurisë.
prerëse
vazhdojnë
nga
priza
e
rrymës
Përdorimi i synuar i veglës
1. Vegël me përdorim të caktuar. Kositësi elektrik
i barit synohet të përdoret vetëm për të prerë
barin ose barishtet. Nuk duhet të përdoret për
qëllime të tjera si prerjen e kaçubeve pasi mund
të shkaktojë lëndim.
Pajisjet mbrojtëse personale
1. Veshja e duhur. Rrobat e veshura duhet të jenë
funksionale dhe të përshtatshme, d.m.th. duhet
të jenë të puthitura por të mos ju shtrëngojnë.
Mos mbani bizhuteri ose veshje që mund të
ngatërrohen me barin e gjatë. Mbani mbledhëse
flokësh për të kapur flokët e gjatë.
2. Kur përdorni veglën, gjithmonë mbani këpucë
të forta me shollë që nuk rrëshqet. Kjo ju mbron
nga lëndimet dhe garanton bazament të mirë.
3. Mbani syze mbrojtëse ose mbrojtëse fytyre.
Siguria nga elektriciteti
1. Shmangni mjedisin e rrezikshëm. Mos e përdorni
veglën në vende të njoma ose me lagështi apo
mos e nxirrni në kohë me shi. Nëse futet ujë në
vegël, atëherë rritet rreziku për të pësuar goditje
elektrike.
2. Fisha elektrike e veglës duhet të përshtatet
me prizën. Kurrë mos e modifikoni prizën në
asnjë mënyrë. Mos përdorni fisha përshtatëse
te veglat elektrike me tokëzim. Fishat dhe prizat
e përshtatshme që nuk janë modifikuar pakësojnë
rrezikun e goditjeve elektrike.
3. Shmangni kontaktin me sipërfaqe të tokëzuara si
gypat, radiatorët, sobat, dhe frigoriferët. Ekziston
më shumë rrezik për goditje elektrike nëse trupi juaj
bëhet pjesë e tokëzimit.
4. Mos e shpërdoroni kordonin. Kurrë mos e
përdorni kordonin për të transportuar, tërhequr
ose hequr nga priza veglën elektrike. Mbajeni
kordonin larg nga nxehtësia, vaji, cepat e
mprehtë ose pjesët e lëvizshme. Kordonët e
dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun për goditje
elektrike.
5. Kur përdorni një vegël elektrike në ambiente
të jashtme, përdorni një kordon zgjatues për
ambiente të jashtme. Përdorimi i një kordoni të
përshtatshëm për ambiente të jashtme ul rrezikun e
goditjes elektrike.
161
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Ur3501

Tabla de contenido