AEG TSC8M181CS Manual De Instrucciones página 21

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 138
hequr erën tipike të produkteve të reja, pastaj
duhen të thahet plotësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjentë, pluhura
gërryes, klor apo pastrues me bazë vaji,
pasi këta pastrues mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
KUJDES!
Aksesorët dhe pjesët e pajisjes nuk janë
të përshtatshme për larje në lavastovilje.
KUJDES!
Pastroni panelin e kontrollit me një copë
të njomë. Mos përdorni ndonjë
detergjent. Pas pastrimit, thajeni panelin
e kontrollit me një copë të butë.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak
sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e derës
dhe pastrojini për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Shkrirja e dhomëzës së frigoriferit është
automatike. Uji që kondensohet rrjedh në një
enë në kompresor dhe avullon. Ena nuk
mund të hiqet.
7.4 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim bryme. Kjo
do të thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet brymë, as në muret e brendshme as
mbi ushqime.
7.5 Instalimi dhe ndërrimi i filtrit
CleanAir+
Filtri CleanAir+ është një filtër karboni aktiv
që thith aromat e këqija dhe ju lejon të
konservoni shijen dhe aromën më të mirë për
të gjitha produktet ushqimore pa rrezikun e
ndotjes së tërthortë të aromave.
Trajtoni me kujdes filtrin e ajrit për të
shmangur gërvishtjen e sipërfaqes së tij.
Gjatë dorëzimit, filtri i ajrit gjendet në një
qese plastike për të ruajtur
performancën.
Instaloni filtrin e ajrit përpara se të aktivizoni
pajisjen.
1. Shpaketoni filtrin e ajrit nga qesja
plastike.
2. Hapni kapakun e plastikës dhe vendosni
sipërfaqen e palosur në rrjetë, duke e
vendosur filtrin brenda zonës së shënuar
në sipërfaqen prej grile.
3. Mbajeni filtrin poshtë ndërsa mbyllni
kutinë plastike derisa të dëgjoni një klik.
4. Hiqni raftin e sipërm prej xhami nga
ndarja e frigoriferit. Rrëshqisni kutinë
plastike me filtrin e ajrit në anën e majtë
të raftit prej xhami.
SHQIP
21
loading