AEG TSC8M181CS Manual De Instrucciones página 17

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 138
5.9 Bottle Stop
Aksesori parandalon që shishet apo kanaçet
të rrokullisen. Mund t'i vendosni shishet ose
kënaçet mbi njëra-tjetrën për të kursyer vend
në raft dhe për ta organizuar më mirë
frigoriferin.
Aksesori nuk kërkon montim apo vegla.
Vendosni përmbys aksesorin me bazë silikoni
dhe filloni vendosjen e shisheve.
Baza e silikonit e aksesorit është
antirrëshqitëse: nuk do të ngjisë apo të
rrëshqasë.
Ruani një maksimum prej 10 kg shishesh
dhe/ose kënaçesh të madhësive të
ndryshme deri në dy radhë, siç tregohet
në foto.
Mbani vetëm shishe ose kanaçe të mbyllura,
duke i vendosur me anën e hapjes nga para.
Mos vini ushqime të papaketuara në
kontakt të drejtpërdrejtë me aksesorin.
5.10 Ngrirja e ushqimit të freskët
Seksioni i ngrirjes është i përshtatshme për
ngrirjen e ushqimit të freskët dhe ruajtjen e
ushqimit të ngrirë dhe shumë të ngrirë për
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Extra Freeze të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të
ngrini në ndarjen e ngrirësit.
Ruajini ushqimet e freskëta duke i
shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në
ndarjen ose sirtarin e parë nga lart.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet pa shtuar ushqime të tjera të freskëta
gjatë 24 orëve, specifikohet në pllakën e
specifikimeve (një etiketë që ndodhet në
brendësi të pajisjes).
Kur procesi i ngrirjes të ketë përfunduar,
pajisja kthehet automatikisht në parametrin e
mëparshëm të temperaturës (shihni
"Funksioni Extra Freeze").
Për më shumë informacion, referojuni
"Këshilla për ngrirje".
5.11 Ruajtja e ushqimit të ngrirë
Kur aktivizoni një pajisje për herë të parë ose
pas një periudhe të gjatë mospërdorimi,
përpara se t'i futni produktet në ndarje, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 3 orë me
funksionin Extra Freeze të aktivizuar.
Sirtarët e frigoriferit bëjnë të mundur që të
gjeni shpejt dhe lehtë paketën ushqimore që
dëshironi.
Nëse do të ruhen sasi të mëdha ushqimi
hiqini të gjithë sirtarët dhe vendoseni
ushqimin nëpër rafte.
Mbajini ushqimet jo më pranë se 15 mm nga
dera.
KUJDES!
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për
shembull si pasojë e ndërprerjes së
rrymës elektrike dhe nëse kjo ndërprerje
ka zgjatur më shumë se vlera e shfaqur
në pllakëzën e specifikimeve te "koha në
rritje", ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë, më pas të ftohet dhe të
rivendoset në ngrirje. Referojuni "Alarmi i
temperaturës së lartë".
5.12 Shkrirja
Ushqimet e ngrira ose të ngrira shumë,
përpara se të konsumohen, mund të shkrihen
SHQIP
17
loading